Nesër do të lexoni/ Ku po shkojnë masivisht shqiptarët?!

607
Bardhyl BERBERI 
Si t’iu them, se kurbeti është i zi, kur po ky mërgim iu siguron jetën normale dhe mbi të gjitha të dinjitet njerëzor që në atdheun e tyre e shkelin me këmbë ca pseudo drejtuesish. Në Shqipëri udhëheqin të paditurit dhe të pandershmit ndajnë drejtësi…
Na treguat me dekada se kurbeti është i zi. Shumë shkrimtarët dhe këngëtarët krijuan shumë libra filma dhe këngë për kurbetin e shkretë dhe të zi. Në të vërtetë, ata na thoshin proverbin se “Guri i rëndë është në vendin e tij” dhe “Ta duam atdheun si shqiponja folenë”. Kjo ishte pjesa e propagandës komuniste, por harruan të na tregojnë se më lehtë mund të vdisje për atdhe, se sa të jetosh në atdhe. Ditët, vitet dhe dekadat rrodhën, por për njeriun tonë nuk u arrit të bëhet i dashur atdheu. Përkundrazi, para disa vjetësh lexuam se një familje shqiptare është në gjendje të vetëdigjet vetëm për të mos u kthyer në atdhe. Nuk ka ditë që nuk dëgjoj se dikush i afërt dhe i njohur është nisur për në mërgim për të punuar dhe jetuar atje. Pikërisht atij që me dekada të tëra i thamë i zi, jemi gati të bëjmë sakrifica sublime për të braktisur atdheun nëpër kamionë të mbyllur apo skafe të rrezikshme në mes të dallgëve vetëm të shkojmë në Perëndim apo në Amerikë. Ata nuk po shkojnë vetëm për një rrogë pak më të madhe, por për një jetë më dinjitoze më të drejtë dhe të vlerësuar. Të shpëtojnë nga shushunjat e korrupsionit dhe nepotizmi që po na pinë gjakun… Të shpëtojnë nga ushtria e të paaftëve dhe të pashkolluarve që kanë hipur në karriget e shtetit …duke blerë një diplomë të shkollës së lartë por kanë ende pa mbaruar gjimnazin. Po e braktisin të dëshpëruar atdheun. Po shkojnë që të mos kthehet më! Shkollat po pakësohen prej nxënësve, të cilët janë pakësuar në maksimum. Popullsia po plaket. Sot u dha një shifër tronditëse nga INSAT…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal