Nesër do të lexoni/ Ja e vërteta e përçarjes së ushtarakëve dhe mungesës së SHKURSH

553
Sigal

Zyhdi
Kroi: Ushtarakët në lirim nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Të ndarë në dy kampe
akuzojnë njëri-tjetrin për shkatërrim të vlerave dhe integritetit të tyre

Po të drejtohem në emër. Keni shkruar dhe hedhur akuza kundër personit tim në media pa asnjë të drejtë. Më keni konsideruar, si mua dhe kryetarin e SHKURSH, Thoma Kondurin, kundërshtarë të vetmuar të bashkimit të ushtarakëve. Keni përmendur pa kursim emrat: Zydiu dhe Thomai. Unë nuk e di qëndrimin e tij, por jam i detyruar t’u përgjigjem shpifjeve tuaja me të njëjtën gjuhë. Po filloj nga fundi: 
Që autori i shkrimit qenka zv/president i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve dhe kryetar i Shoqatës së Ushtarakëve të Tiranës. Me sa duket, ju qëndroni në dy karrige, sepse bëhet fjalë për dy shoqata me emërtime të ndryshme. Prandaj replikën po e bëj me ju. Po ju citoj TELLALL, sepse i tillë është roli që keni marrë përsipër në shërbim të padronëve tuaj. Unë në opinionet e shfaqura në shtyp, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nuk kam përmendur emra, pra më lind e drejta t’iu përgjigjem me të njëjtën monedhë, sepse i gjithë përshkrimi juaj i ngjan thirrjeve të tellallit që i përcjell opinionit pazaret e padronit. Në shkrimin në fjalë pretendoni të na jepni “përgjigje koncize, por jo shteruese”. Gaboni rëndë me ato që i quani përgjigje, sepse në të vërtetë, ju shpifni e mashtroni me fjalorin e një rrugaçi që ju dhe soji juaj iu servirni kolegëve që kanë punuar një jetë me ju dhe ata që u frymëzojnë. Unë Zyhdi Kroi me grupin nismëtar në 1996, në një situatë të tensionuar politike, tre ditë para zgjedhjeve të turpshme të 26 majit. Në muzeun Kombëtar mblodhëm përfaqësuesit e 32 rretheve nga 36 të tillë, në Konferencën e Ushtarakëve në rezervë të Shqipërisë (SHKURSH), prezantuam programin, statutin dhe zgjodhëm organet drejtuese të saj, ndërsa ju rrinit skutave të frikësuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Juve nuk e njihnit historinë ë bashkimit të ushtarakëve të liruar, por pyetni ata që keni rrotull jush se kanë qenë pjesëmarrës në konferencë, madje disa prej tyre janë zgjedhur edhe në organet drejtuese të shoqatës. Ne arritëm të ngremë e bashkojmë rreth 13 mijë ushtarak të liruar në një shoqatë të vetme. Është absurde dhe mashtrim i njerëzve të sojit tuaj që me shkrimin tuaj na akuzojnë neve sikur e kemi përçarë krijesën (shoqatën) tonë që e ngritëm me shumë mundim e sakrifica e me përkrahjen e fuqishme të kolegëve, i ngritëm mijëra ushtarak, jo vetëm brenda Shqipërisë, por krijuam degë në Athinë e SHBA me kolegët tanë emigrant. Prandaj…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf