Nesër do të lexoni/ A ia vlen të kujtohet një president?

    139
    Omer Nishani, në përvjetorin e lindjes
    Omer Nishani lindi në Lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastrës, më 5 shkurt 1987 dhe u gjend i vrarë në vilën e tij në Tiranë, më 25 maj 1954. Siç dihet, Dr. Omer Nishani, në vitet e fundit të jetës, ishte gati 8 vjet, (nga viti 1946 deri në vitin 1954) Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Një e vërtetë është e padiskutueshme: Thuajse, e gjithë veprimtaria jetësore e tij ishte në dobi të çështjes kombëtare shqiptare, me prirje nacionaliste, demokratike e deri fetare dhe në përpjekje për një Shqipëri të civilizuar e të kulturuar me kahje perëndimore. Më 1914 nis punën fillimisht si mjek ushtarak në batalionin e Gjirokastrës e më pas në Vlorë. Më 1914 dërgohet nga qeveria në Vjenë për të praktikuar si mjek ndër klinikat e atjeshme. Më 1915-1918 punon doktor i Bashkisë së Ballshit në varësi të Prefekturës së Beratit.Në vitin 1922 u emërua internist në Spitalin e Tiranës, ku drejtor ishte miku i tij deri në çastet e fundit, doktor Osman Jonuzi. Nga viti 1923 deri 1924 punoi mjek dermatolog në qytetin e Durrësit. Në fillim të 1924 burgoset për dy javë për shkak të pjesëmarrjes në atentatin ndaj Zogut në parlament. Në vitin 1924 mori pjesë aktive në revolucionin demokratiko-borgjez, nën drejtimin e Theofan Nolit. Pas riardhjes së Ahmet Zogut…

    Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”