Nesër do të lexoni/ 30 fakte për librin “100 vrasjet më të bujshme” të Roland Qafokut

725
Nga Ëngjëll MUSAI

Në këtë atmosferë festash të fundvitit, një vend të veçantë po zë diskutimi dhe interesi për librin e ri të gazetarit Roland Qafoku: “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”. Gazetarë, studiues shkencorë, por edhe lexues të ndryshëm, tashmë kanë në dorë një libër jo të zakonshëm. Pas afro 21 vite punë kërkimore, shkencore dhe sistematike, gazetari i njohur tashmë ka sjellë për lexuesin, jo thjesht një libër, por një risi. Vrasje për arsye shtetërore, vrasje për pasion, por dhe vrasje që kanë ndryshuar historinë tashmë janë bashkë në një këndvështrim, sa gazetaresk dhe, po aq studimor. Nga vrasja e irakianit Hasan Riza Pasha në Shkodër, kolonelit holandez Lodewijk Thomson në Durrës, Çerçiz Topullit, Isa Boletinit, Esad Pashë Toptanit, Avni Rustemit, dy biznesmenëve amerikanë në Mamurras, Luigj Gurakuqit, Ceno Bej Kryeziut, Hasan Prishtinës, Daut Hoxhës e deri Qemal Stafës, Margarita Tutulanit e Miladin Popoviçit, Pal Mëlyshit e Bardhok Bibës, Jusuf Gërvallës e Xhevdet Mustafës e deri fare të Remzi Hoxhës, Bujar Kaloshit e deri fare të Azem Hajdarit, Artan Santos, e të fundit kolonel Artan Cukut. Detaje, fakte, skena të krimit, kush i vrau dhe përse u vranë? Për herë të parë vijnë së bashku historitë më të përgjakshme të krimit në trojet shqiptare. Vetë autori Roland Qafoku deklaron për gazetën “Telegraf”: 

“Është një antologji e plotë e krimit përgjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar nëpërmjet të cilës unë synoj të sjell historinë e shtetit tonë në pikëvështrimin kriminologjik. Ishte një projekt dhe një ide që më kishte lindur prej shumë vitesh që kur punoja si reporter i kronikës së zezë, por që arrita ta përfundoj në vitin e 105-të të pavarësisë së shtetit”….



Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf



Sigal