Nëna monstër vret vajzën katër vjeç me thikë kuzhine, më shumë se 30 prerje në trupin e fëmijës

191

Një grua në Utah, 29 vjeçe, e akuzuar për vrasjen brutale të vajzës së saj 4-vjeçare muajin e kaluar, ka dalë para gjykatës këtë javë.

Sipas dokumentave që u paraqitën në gjykatë, gruaja e ‘preu’ pjesërisht shpatullën dhe kyçin e vogëlushes, në momentin kur ajo e sulmoi atë me një thikë kuzhine.

Nicole Terri Lester, 29 vjeçe, u arrestua në 31 dhjetor dhe u akuzua për vrasje të rëndë të shkallës së parë, duke vrarë me thikë vajzën e saj të re Lainey Vos.

Dokumentet e gjykatës zbuluan të mërkurën brutalitetin e vrasjes.

Policia shkoi në një shtëpi në bllokun 4000 të W. Loose Drive rreth orës 5 të mëngjesit, ku oficerët gjetën Lester jashtë shtëpisë, duke u thënë: “Unë duhet të arrestohem tani.” Ajo më parë kishte thirrur 911 për të raportuar se “Unë thjesht vrava vajzën time. ”

Pasi kontrolloi shtëpinë, policia e gjeti viktimën në bodrum me lëndime të mëdha në trupin e saj, duke përfshirë “çarje të shumta ” të shkaktuara nga thika.

“Duket se shpatulla dhe kyçi i dorës ishin ndarë pjesërisht. Kishte plagë të shumta e të thella në gjoksin e saj, të përqendruar në drejtim të zemrës së saj, ” lexohet në dokumentet e gjykatës.

Një raport i autopsisë zbuloi më vonë se e reja Lainey pësoi më shumë se 30 prerje, disa prej të cilave ishin plagë mbrojtëse në krahët, duart dhe shpatullat e saj, raportoi Desert News.