Negociatat, Rama: Situata jo në favor, por besojmë tek vendimi i qershorit

726
Sigal

 

Kryeministri Rama i kthyer rishtas nga Samiti i Sofjes mes Ballkanit Perëndimor dhe BE, tha se është optimist për hapjen e negociatave në qershor pa fshehur edhe frikën për vendimmarrjen. Kryeministri tha se agjendat mes rajonit dhe Brukselit përkojnë pak. Rama tha se edhe erërat kundër zgjerimit brenda BE nuk ndihmojnë, duke pasur parasysh që nuk është një vendimmarrje me shumicë, por një vendimmarrje konsensuale. Por Rama shtoi se përqendrimi maksimal i qeverisë është i fokusuar tek kapërcimi i këtij momenti për të hyrë në një fazë të re. “Është e qartë, nuk është sekret, jemi në një fazë ku agjendat nuk përkojnë plotësisht, madje përkojnë pak. Agjenda jonë e objektivave të mëtejshëm të integrimit me agjendën e BE me objektivin e reformimit. Një agjendë në një situatë shumë kaotike, ka qëndrime të ndryshme dhe pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit evropian, nëse do të shkohet në këtë rrugë. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe kjo nuk ndihmon për atë që është objektivi dhe qëllimi ynë por ishte një mundësi e mirë që ne e shfrytëzuam maksimalisht dhe vazhdoj të mbetem optimist se në fund të qershorit do të kemi një rezultat pozitiv.. Konkluzioni im është se jemi në një fazë dialogu intensiv me nivelet më të larta dhe ajo që është pozitive është se kemi dhe një zbërthim të dialogut me nivelet më të larta në nivelin e dytë që është niveli i personave teknikë pranë liderëve të ndryshëm që bashkëpunon me nivelin tonë të dytë për të qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe për të trajtuar çdo aspekt dhe detaj të procesit.