Në Shkodër asgjesohen 15 parcela me kanabis, në Vlorë e mbjellin pranë banesave

473
Me mijëra rrënjë kanabis sativa zbulohen dhe asgjesohen çdo ditë në Shqipëri. Në Shkodër gjatë ditës së djeshme u asgjesuan në fshatin telumë 15 parcela me 2566 rrënjë bimë narkotike. Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ashtu në Vlorë u asgjesuan 83 bimë narkotike kanabis sativa dhe në branga u vunë babë e bir të cilët e kishin mbjellë drogënë në baçen e banesës së tyre. Babë e bir, Lefter dhe Adriatik Liçaj 74 dhe 43 vjeç u arrestuan në fshatin Sherishtë.

Po ashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. Muameti, 46 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, pasi i’u gjetën 5-bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, 30-120 cm dhe H. Sejdiraj, 52 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, pasi i’u gjetën 25 bimë narkotike në baçen e banesës së tij, 110-130 cm.
Sigal