Në Mesopotam me administratorin e ri Jani Harizi

    418
    Finiqi është njësia bashkiake në jug të vendit dhe mbledh fshatrat minoritarë të Sarandës dhe Delvinës. Kjo njësi vendore u krijua pas reformës territoriale me shkrirjen e komunave të Livadhjasë, Dhivrit, Mesopotamit, Finiqit dhe bashkimin në njësi vendore të vetme, bashkinë e Finiqit. Në krye të kësaj bashkie u zgjodh Leonidha Kristo, një intelektual me përvojë dhe nga inxhinierët me reputacion në Sarandë. Pas shkrirjes së komunave, këto kaluan me status administrativ për menaxhim të punëve dhe hapësirave publike të territorit që kanë pasur në bazë komune. Ky status i jep të drejtën kryebashkiakut të emërojë edhe administratorin e saj. Ne u ndodhëm në një prej këtyre njësive administrative, Mesopotamit, ku administrator është emëruar z. Jani Harizi. Fillimisht është pritur me kritika emërimi, por këto më shumë klanore dhe politike se sa në aspektin e aftësive administruese të tij. Ndërsa sot thonë se me të vërtetë punës i kanë gjetur njeriun. Gjëja e parë që të bie në sy është mjedisi i kulturuar, i pastër dhe i zbukuruar. Prezenca ka të thotë shumë se edhe qytetari të vlerëson shumë nga mjedisi ku punon, thotë Jani. Kjo na bëri që ta publikojmë këtë punë cilësore për ta përgjithësuar si përvojë. Në këtë njësi bëjnë pjesë katër shkolla dhe 15 fshatra, të gjitha me infrastrukturë të përmirësuar, sidomos tek furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, këto mjaftë problematike më parë në këto fshatra, problematikë e përcjellë në publik herë pas here edhe në faqet e gazetës “Telegraf”. Këto, – na thotë administratori Harizi, -janë arritur me negociata mes ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe KESH-it dhe nuk kemi problematikën e mëparshme. Shkollat janë lyer të gjitha dhe pajisur edhe me mjetet mësimore e didaktike, me terrene sportive, madje edhe me pastruese. “Shkrirja e komunave, vijon Harizi, solli edhe reformë kuadri dhe kjo do të vijojë edhe pas janarit. Këtë skemë e imponon reforma dhe njësia e re administrative. Kështu që janë shkurtuar edhe tek ne punonjës administrate, por kjo pa selektim, thjeshtë me privim të vendit të punës sipas skemës së re të funksionimit të njësive vendore. Reforma pas janarit 2016 do të ketë kriter profesionalizmin. Problem ka qenë edhe menaxhimi i kullotave komunitare, për të cilat kemi marrë përsipër që të ndahet sipas nevojave dhe ajo tepricë tu jepet njësive fqinje, që nuk mund të plotësojnë me sipërfaqe kullosore fermerët blegtoral. Gjithmonë hapësirat e tepërta që dalin sipas koeficientit kokë gjëje e gjallë-metër katror kullotë, të vendosur nga shteti. Vendosim kështu një farë barazie dhe pse jo edhe stop korrupsionit në këtë aspekt, sepse merret kullota dhe jepet me qira ndaj të tjerëve. Kemi propozuar në këshillin bashkiak një memoratorium për bimët medicinale prej dy vjetësh, pasi keqpërdorimi dhe vjelja në kohën e parapjekjes ka bërë që shumë prej kësaj pasurie të çmueshme, të shkojë drejt zhdukjes. Kemi marrë premtimin se do merret vendimi dhe kemi mbështetjen e kryebashkiakut Kristo. Bëmë edhe zgjedhje demokratike të kryepleqve dhe presim prej tyre informacionin me shkrim për problematikën e fshatarëve në drejtim të drufrutorëve. Jemi në fillim të punës dhe shpresojmë të bëjmë shumë në favor të komunitetit, duke parë edhe ndihmën e pamunguar të kryebashkiaku Kristo, i cili është një bashkëpunues dhe dashamirës i punëve publike, – përfundon Jani Harizi, administrator i ish komunës së Mesopotamit. Finiqi është model bashkëjetese minoritarë-shqiptarë.
    Shënim:—-foto 1 Jani Harizi administratori i Mesopotamit….foto 2-Zyrat e njësisë administrative Mesopotam pas ristrukturimit….foto tre: Shkolla e Mesopotamit….foto 4-Çaste nga mësimi …foto 5- Foto e kolektivit mësues të Mesopotamit
    Sigal