Në kërkim për vrasje e trafik droge, kush janë dy “të fortët” e Durrësit që u kapën sot (Emrat)

634
Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2017” ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim një nga Durrësi dhe një tjetër nga Shijaku pasi ngarkim të tyre drejtësia italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale”Vrasja” dhe”Trafikimi I narkotikëve”.
Arrestimi i Gezim Aleksi 41 vjeç, banus ne Shijak dhe Dashamir Hersi 48 vjeç, banues në Durrës është bërë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian.
Në ngarkim të shtetasit Gëzim Aleksi Gjykata e Brescia-s / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 664/98R.G.P.M.466/98 datë 16.06.1998 për veprën penale” Vrasja”parashikuar nga legjislacioni Italian.
Në ngarkim të shtetasit Dashamir Hersi, Gjykata e Peskarës / Itali ka lëshuar urdhër arrestin Nr. 15/99 RGNR/PD- 14/00 GR GIP/ D-7/00 REG, Dt 09.06.2000 për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian.
Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më datë 12.10 2017, shtetasi G.Aleksi dhe 17.10.2017 shtetasi D.Hersi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal