Në 24 orë digjen 15 ha tokë nga zjarret në Kaliforni

524
Sigal

Vijon beteja me flakët e zjarrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetëm në Kaliforni përgjatë 24 orëve të fundit janë shkrumbuar rreth 15 hektarë tokë ndërsa zjarrëfikësit kanë punuar pa pushim që flakët të mos përhapeshin edhe më shumë në zonat e banuara.
Disa rrugë lokalë në Kaliforni janë mbyllur, sic është rruga që të shpie në Pylli Kombëtar të “San Bernardino” teksa dhjetëra helikopterë po hedhin ujë nga ajri për të shuar flakët që të ndihmuara nga era po i afrohen shtëpive e vilave luksoze.
Autoritetet kanë nisur hetimin për shkaqet e zjarrit dhe deri më tani nuk raportohet asnjë viktimë apo i plagosur, por vetëm dëme materiale. Përgjatë perëndimit të SHBA-ve, zjarrëfikësit po luftojnë prej ditësh me temperaturat e larta me mbi 40 gradë celcius dhe me erërat e forta që kanë pushtuar rajonin prej një jave.