Në 1979 në Shkodër u ndërtuan 17 mijë shtëpi, në Marinëz as dhe një

    1617
    Është e pabesueshme sot, por edhe atëherë, me atë që ndodhi me tërmetin e 15 Prillit 1979 në zonën Veriore të Shqipërisë madje dhe shumë fshatra të ish Jugosllavisë. Ishte një tërmet me intensitet 8 ballë. Sistemi monist mori masa të papara dhe për 5 muaj ndërtoi mbi 17 mijë shtëpi dhe apartamente ku u strehuan 100 mijë njerëz. E pabesueshme! Askush sot nuk e koncepton. Vetëm shqiptarët e Malit të Zi e vlerësuan në maksimum atë që bëri shteti totalitar për qytetarët e vet. Pra shteti mobilizoi të gjitha strukturat, të gjitha institucionet, të gjithë profesionistët, të gjithë shqiptarët që në mënyrë vullnetare përfunduan në kohë rekord pasojat e tmerrshme të tërmetit, ndërkohë që në Mal Të Zi dukeshin qartë shenjat e pariparueshme të tërmetit. Po sot? Regjimi poshtërohet pa diskutim për ato mynxyra që soli me luftën e klasave dhe mbylljen totale, por kurrsesi nuk duhet mohuar puna e tij për humanizmin njerëzor në eliminimin në kohë rekord të pasojave të tërmetit. Kjo nuk është nostalgji, por bilanc. Po sot ç’bëhet në Marinëz? Që nga periudha e drejtimit të shtetit prej Nanos, Berishës dhe sot, nafta është shfrytëzuar në mënyrë barbare, është rrjepur në mënyrë të paskrupullt nëntoka, duke mos menduar për pasojat e këtij shfrytëzimi pa kriter. Një rrjet naftë përpunues dhe naftënxjerrës tejet i amortizuar, thuajse i pa riparuar dhe i pa përmirësuar qysh në periudhën e regjimit monist. Puse të njëjta nafte, teknikë e vjetër, por shfrytëzim më i madh. Vetëm etje për fitim. Dhe pse kishte kohë që situata njihej dhe pëkeqësohej, dhe pse kishte kohë që ishin dhënë sinjalet për një shpërthim të mundshëm, as firma e shfrytëzimit kompania “Bankers Petroleum” dhe as qeveria nuk e kishin vënë ujët në zjarr. Profesionistët dhe Shoqëria Civile e mirëmbajtjes së Ambientit kishte kohë që fliste, që e kishte bërë event problemin, por makutëria e bosëve të shfrytëzimit (kompania “Bankers Petroleum”) dhe e qeveritarëve të korruptuar nga kompania në fjalë e bënin një sy qorr dhe një vesh shurdh. Për më tej , tashmë hidhen ide që të largohen familjet nga toka e tyre, nga shtëpitë e tyre. Pra të ikin nga rrënjët qindra vjeçare. Kjo është zgjidhja? Ky ëshgtë shteti human? Po përgjegjësitë kush i mban? Në këtë situatë shteti duhej të ishte në këmbë. Shteti duhej të jepte alarmin. Situata është kritike. Qindra njerëz rrezikojnë jetën dhe shtëpitë e tyre! Shteti duhet të marrë masa ekstreme për kompaninë “Bankers Petroleum” dhe do të ishte më pranë halleve dhe më human ndaj popullsisë së Marinzës. Duhej të sihte ngritur një shtab Emergjente. Po të shohësh nga afër puset e administruara nga kompania “Bankers Petroleum” në këtë zonë nuk mund tu besosh syve. Si në filma horror. Katrahurë e paparë. Shteti dhe kompania u thanë banorëve se do të merren masa urgjente për zhdëmtimin e tyre në masën 100%. Po kur? Si? Ku janë përfaqësuesit e kompanisë dhe të shtetit në këtë zonë? Ku janë forcat e Shtabit të Emergjencës? Po nqs do të ndodhte një tërmet (larg qoftë dhe kurrë mos ndodhtë dhe nuk do të ndodhë) si i vitit 1979 kështu do të veprohej?
    Prof. Alfred Frashëri/ Shteti monist mori masa të menjëhershme për të ndihmuar të dëmtuarit e tërmetit të 15 prillit
    Lidhur me tërmetin e 15 prillit, janë publike këto te dhëna : Intensiteti 9,5 balle, magnitura 7.1 sipas shkallës Richter, epiqendra ne detin Adriatik, pranë Ulqinit. Tërmeti u parapri nga shume paragoditje dhe u pasua për rreth një vit nga shume pasgoditje. Në Shqipëri pati 35 të vrarë dhe 382 të plagosur. 2606 shtëpi dhe godina kulturore dhe industriale u shkatërruan, u dëmtuan 14,512 shtëpi në rrethet Shkodër, Lezhë, Mirditë, Pukë etj. (Sipas sizmologut Eduard Sulstarova, Fjalori Encklopedik Shqiptar, Vol. III, faqe 2698-2699). Shteti mori masa të menjëhershme për të ndihmuar të dëmtuarit, ngriti në këmbë Shqipërinë për të punuar në kapërcimin e pasojave dhe për të rindërtuar objektet e shkatërruara, organizoi në mënyrë shembullore punën, siguroi të gjithë bazën e nevojshme materiale. Tërmeti kishte shkaqe natyrore, lëvizjet tektonike të kores së Tokës.
    Ing Qerim Ismeni/ Tërmetet në Shqipëri

    Për Shqipërinë tërmetet klasifikohen nga magnituda 2 e shkallës ritër, deri në magnitudën 5 të shkallës mesatare. Mikro-tërmetet përbëjnë pjesën dërrmuese të sizmiotetit të Shqipërisë, ndërsa tërmetet e moderuara ose të mesme deri në 5 ballë apo edhe ato të fortët mbi 6 ose 7 janë tepër të rrallë për vendin tonë. Sipas regjistrimeve të bëra deri më tani nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me magnitudë më të lartë është shënuar në shekullin 20 dhe 21, saktësisht është tërmeti i prillit të 1979, i cili ka pasur magnitudën 6.7. Kjo magnitudë është maksimale deri më tani, duke u bazuar në statistikat që ka ky institute. Një ndër zonat kryesore gjatësore është nga kufiri i Detit Adriatik me Detin Dalmat, pra zona Shkodër-Lezhë e deri në Durrës. Kjo quhet ndryshe Zona Adriatike. Zonat e tjera janë, Zona Jonike gjatësore, Zona Jonike tërthor që nis nga Vlora drejt Tepelenës. Zona tërthore Lushnjë –Elbasan-Dibër, Shkodër-Pejë dhe zona gjatësore nga Dibra në Korçë. Këto janë zonat që janë klasifikuar zona termike, deri më tani nga tërmetet që janë regjistruar. Duhet theksuar se koha jonë e regjistrimeve është e shkurtër, që nga viti 1968. Sizmioteti i Shqipërisë karakterizohet nga mini-tërmetet, por mund të themi që një herë në vit mund të regjistrojmë një tërmet me magnitudë 4.5. Mund të përmendim që në 2009 kishim një termet me magnitudë 5.4 në qytetin e Dibrës, që shkaktoji shumë dëme, mbi të gjitha materiale.
    Ing Emin Musliu/ “Tërmetet” artificiale
    Mund të quajmë ato të shpërthimeve me eksploziv masiv, si ai që ka ndodhur kryesisht në hidrocentralin e Fierzës
    Hidrocentrali i Fierzës
    Me fuqi 500000 kë dhe prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 1.8 miliardë kwh; ndodhet në veri të vendit. Punimet për ndërtimin e tij filluan në vitin 1972 dhe në muajin tetor 1978 u vu në shfrytëzim. Hidrocentrali i Fierzës përbëhet nga këto vepra kryesore: diga me material vendi me lartësi 167 m, vepra e marrjes së ujit për turbinat dhe katër tunele me diametër 5.2-7.2 m metalike, ndërtesa e centralit dhe dy tunelet e shkarkimit të prurjeve të mëdha deri në 5000 m3/sek., nënstacioni elektrik etj. Veçanërisht madhështore ishin minimet masive për prodhimin e materialit shkëmbor për ndërtimin e digës, për të cilën një kontribut të shkëlqyer ka dhënë ing. Edmond Pinguli me stafin e tij.
    Minimi i fuqishëm i malit u bë në vitin 1977; u përdorën në një plasje 330 ton dinamit ose 333000 kg, duke prodhuar rreth 550000 m3 shkëmb të dimensioneve të përshtatshme për mbushjet e digës.
    Diga e Fierzës ka një vëllim të përgjithshëm prej 8000000 m3. Nëse perimetri i Shqipërisë do ishte 1000 km, me këtë vëllim mund të ndërtohej një mur me 2 m gjerësi dhe 4 m lartësi për tërë perimetrin e Shqipërisë. Ndërkohë, me betonin mund të ndërtohej një mur me 4 m lartësi dhe 0.3 m gjerësi në gjithë perimetrin e Shqipërisë.
    Kemi tre lloje kryesore të tërmeteve. Tërmetet vithisure ,tërmetet vullkanike dhe tërmetet tektonike
    Tërmetet shkaku dhe pasojat
    Tërmetet mund të ndodhin si rezultat i veprimit të forcave të natyrës ose të shkaktohen si pasojë e aktivitetit njerëzor. Termi “tërmet” përdoret për çdo ngjarje sizmike që krijon valë sizmike, pavarësisht nëse ato janë me origjinë natyrore apo të shkaktuara si pasojë e aktivitetit njerëzor.
    Tërmetet vithisure
    Tërmetet vithisure janë ato tërmete të cilat shkaktohen kur kemi rrëshqitje të masave të tokës. P.sh kur shembet ndonjë shpellë. Janë tërmetet më të dobëta dhe kane rreze veprimi prej afro 100km. Vetëm 3% e gjithë tërmeteve që ndodhin janë tërmete vithisure.
    Tërmetet vullkanike
    Zakonisht paraprihen nga erupcioni vullkanik, pra janë tërmete që shkaktohen nga veprimi i aktiviteteve vullkanike. Për nga intensiteti dhe fuqia e lëkundjeve vijnë të dytat pas tërmeteve tektonike. Rreth 7% e gjitha tërmeteve janë tërmete vullkanike.
    Tërmetet tektonike
    Janë lëkundje të fuqishme dhe përfshijnë sipërfaqe të mëdha të tokës. Zakonisht shfaqen në zonat me rrudhosje të re, ku ngritjet dhe fundosjet e sipërfaqes së Tokës janë intensive. Vatra e këtij tërmeti gjendet në rreth 70km thellësi të Tokës e në disa raste edhe më thellë. Janë më të shpeshtat, rreth 90% të gjitha tërmeteve janë tërmete tektonike. Shfaqen rreth 80.000 tërmete tektonike në vit e prej tyre rreth 10 janë shumë të fuqishme. 
    Tërmetet mund të ndodhin edhe në zonat vullkanike dhe të shkaktohen nga lëvizja e magmës në vullkane. Këto tërmete shërbejnë si paralajmërim për shpërthimin e vullkanit.
    Tërmete me origjinë natyrore
    Shumica e tërmeteve me shkaqe natyrore janë pasojë e ndërtimit tektonik të tokës. Këto tërmete quhen edhe tërmete tektonike. Litosfera (lithosphere) e tokës është si një qilim i përbërë nga shumë pllaka tektonike të cilat lëvizin ngadalë, por në mënyrë të vazhdueshme nën ndikimin e nxehtësisë së mantelit dhe bërthamës së tokës. Anët e pllakave tektonike rrëshqasin ndaj njëra tjetrës duke shkaktuar forca fërkimi midis pllakave tektonike. Kur kjo forcë fërkimi kapërcen kufirin kritik, i cili quhet fuqia lokale, ndodh një thyerje e papritur. Kufiri i pllakave tektonike përgjatë të cilit ndodh thyerja quhet vija e thyerjes (fault plane). Kur thyerja përgjatë vijës së thyerjes sjell si pasojë zhvendosjen e dhunshme të kores së tokës, atëhere çlirohet energjia e tërheqjes ose përdredhjes elastike dhe krijohen valët sizmike duke shkaktuar në këtë mënyrë një tërmet. Llogaritet se më pak se 10% e energjisë së përgjithshme të tërmetit çlirohet në formën e energjisë sizmike, ndërsa pjesa më e madhe e energjisë përdoret për të furnizuar me energji zmadhimin e thyerjes së tërmetit dhe kthehet në nxehtësi. Prandaj, tërmetet e ulin potencialin energjitik dhe energjinë termike të tokës, por këto humbje janë të papërfillshme. 
    Sigal