Ndue Pjetra: Korrupsioni nis nga Parlamenti Shqiptar

    403
    Sigal

    INTERVISTA/ Flet Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar, Ndue Pjetra

    Një Shoqatë e re me një emër mjaft interesant Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar. Pra një shoqatë që do të luftojë drejtpërdrejtë fenomenin më të shëmtuar të politikës shqiptare, korrupsionin. Sipas qëllimit dhe mënyrës së funksionimit kjo Shoqatë mendohet të jetë Shoqata më sterile, e cila merr përsipër këtë luftë. Kryetari i Shoqatës Av. Ndue Pjetra thekson se, janë të shumta arsyet përse u themelua kjo shoqatë. “Është konstatuar se korrupsioni  ka përshkruar edhe majat më të larta, ato të ligjvënësve në Parlamentin shqiptar, duke miratuar ligje për interesa klienteliste në dëmin e qytetarëve”, ka deklaruar ai.

      Nga VKM apo konstatime përveç shtyrjeve të njëpasnjëshme të dhënies së licencave lidhur me kompanitë e telefonisë, ku ndihet tjetër mungesa e transparencës?

     Tek kasat fiskale. Problemi i Kasave Fiskale,  është shumë evident.  I janë dhënë një kompanie të vetme të lidhur me pushtetin, me çmime 2 deri në tre herë më të larta dhe me cilësi më të dobët, me qëllim që kjo kompani të mirëmbajë dhe të paguajë njëherë në vit një taksë, kur biznesi paguan  4.000 lekë, herë numri i përgjithshëm i bizneseve, vlera marramendëse.

    Nga ana tjetër i janë dhënë në kundërshtim me të gjitha kushtet e biznesit një kompanie për të realizuar kolaudimin e mjeteve, gjë që në shtetet fqinje, kjo është e liberalizuar, mjafton të plotësosh kushtet teknike. Janë dhënë koncesione për të gjitha hidrocentralet personave që nuk kanë patur  njohuri dhe nuk kanë bërë asnjëherë biznes në fushën përkatëse, por edhe janë krijuar vetëm për të marrë pjesë në koncesione janë dhënë  licenca për shfrytëzimin e nxjerrjen e mineraleve personave që nuk kanë punuar asnjëherë, por janë regjistruar pranë QKR  vetëm për t’u pajisur me leje shfrytëzimi.

    Në bashkëpunim me doganierë  janë ndryshuar pothuajse 40 % e faturave, që kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet trageteve, duke  paguar doganën e alkooleve për ujë mineral ose pije freskuese, çka e ka dëmtuar shumë  biznesin në Shqipëri. Janë ndryshuar faturat e makinave të transportit, çka ka bërë një figurë shumë të keqe ndaj biznesmenëve të huaj që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri.

     Po për karburantet çfarë informacioni keni?

    Janë vënë re se pjesa më e madhe e furnizimit të karburanteve, kanë abuzuar ndaj qytetarëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Njësive Matëse dhe për përfitime marramendëse, duke regjistruar më shumë 10 deri 17 % , pra qytetari ka paguar më shumë se ka marrë karburant.

    Po tek Gjyqësori?

    Janë konstatuar vendime të dhëna nga një gjyqtare, për një vepër penale në kushtet e barabarta të të pandehurve pa patur asnjë ndryshim përsa i përket rrethanave lehtësuese. Nga 5 vendime  janë dhënë  5 dënime të ndryshme, pa përcaktuar atë që të bije në sy, se një përdorues i lëndëve narkotike me sasi 700 kg është dënuar me një vit, ndërsa një tjetër që është përdorues me 3 gram është dënuar 5 vjet.

    Po të kalojmë tek Prokuroria?

    Në të shumtën e rasteve, ka abuzuar duke  bërë dallime të dukshme për vepra penale të ndryshme, për njërin që akuzohet për mbajtje arme zjarri pa leje, njërin e pushon çështjen, tjetrin e dërgon në gjykatë.

     Ku do të fokusohet më konkretisht puna juaj?

    Puna e jonë do të përqendrohet tek: Përmirësimi i profesionit ligjor, duke eliminuar paragjykimet dhe diversitetin. Rritje e avancimit të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Shqipërisë; Hulumtimet rreth vendimeve të padrejta që mund të jepen në çdo shkallë të gjyqësorit; Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative, që cenojnë drejtësinë shqiptare Inkurajimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës së drejtësisë dhe llogaridhënies së organeve publike, të administratës, gjyqësorit, etj; Hulumtimi, zbardhja dhe denoncimi i veprave korruptive nga punonjës të administratës publike, të oficerëve të policisë, të prokurorëve dhe gjyqtarëve,  veprime që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut; Monitorimi i respektimit nga organet publike dhe shtetërore dhe atyre të ruajtjes së rendit të  të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; Monitorimi dhe denoncimi i pabarazisë së qytetarëve përpara ligjit dhe i rasteve të diskriminimit padrejtësisht për shkaqe si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet   politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia

    prindërore; Monitorimi dhe denoncimi i fenomeneve negative, që cenojnë shoqërinë shqiptare; Inkurajimi, ndihma, përmirësimi dhe promovimi i parimeve të transparencës, drejtësisë dhe llogaridhënies nga ana e organeve publike, institucioneve administrative, gjyqësore, etj..

     “SHOQATA E AVOKATËVE ANTIKORRUPSION SHQIPTARE

      Kjo Shoqatë e re dhe me shumë domethënie u themelua më datë  30.07.2013  me nr. vendimi 3635. Në këtë vendim janë përcaktuar të gjitha detajet e krijimit të shoqatës, aktiviteti të drejtat e shoqatës, selia e shoqatës.

    Shtysa për krijimin e kësaj shoqate janë konstatimet,  provat dhe faktet, të cilat kanë qenë të pranishme gjatë qeverisjes deri më sot, mënyra e goditjes së fenomeneve që dëmtojnë  të drejtat e qytetarëve. Nga sondazhet tona janë konstatuar se Korrupsioni  ka përshkruar edhe majat më të larta ato të ligjvënësve në Parlamentin Shqiptar, duke miratuar ligje për interesa klienteliste në dëmin e qytetarëve . (Shtyrjet e njëpasnjëshme të dhënies së licencave lidhur me kompanitë e telefonisë) Janë konstatuar disa VKM, ku janë dhënë në kundërshtim edhe me ligjin, por në dëmin e biznesit të ndershëm, konkretisht, janë nxjerrë urdhra  nëpërmjet vendimeve të Qeverisë, ku kanë dëmtuar biznesin.

    Fakte të pabesueshme

    –        Në bashkëpunim me doganierë  janë ndryshuar pothuajse 40 % e faturave

    –        Një përdorues i lëndëve narkotike me sasi 700 kg është dënuar me një vit, ndërsa një tjetër që është përdorues me 3 gram është dënuar 5 vjet.

    –        Janë dhënë koncesione për të gjitha Hidrocentralet, personave që nuk kanë patur  njohuri dhe nuk kanë bërë asnjëherë biznes në fushën përkatëse.

    –        Në bashkëpunim me doganierë  janë ndryshuar pothuajse 40 % e faturave, që kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet trageteve.

    –        Janë vënë re se pjesa më e shumte e karburanteve, kanë abuzuar ndaj qytetarëve në bashkëpunim me Drejtorinë e Njësive Matëse