Ndryshimet në Facebook i shkaktojnë humbje prej 3.3 miliardë dollarësh Zuckerbergut

375
Vendimi i Mark Zuckerbergut për të vënë në prioritet postimet e familjarëve e shokëve mbi përmbajtjet tjera në murin e Facebookut i ka kushtuar atij një pasuri ‘të vogël’.
Shefi i rrjetit social më të madh në botë ka humbur 3.3 miliardë dollarë të vlerës së tij neto, raporton Bloomberg.
Aksionet e Facebookut kanë rënë për 4.5 për qind të premten.
Zuckerberg, si pasojë e ndryshimeve, tashmë vlen ‘vetëm’ 72.4 miliardë dollarë.
Tani Zuckerberg renditet i katërti në listën e më të pasurve të botës, pas miliarderit spanjoll Amancio Ortega që renditet në të tretin, Bill Gates në të dytin si dhe shefit të Amazon Jeff Bezos që zë vendin e parë në botë.
Sigal