Ndre Mjeda/ Poezi

    1160
    Sigal

    Ndre Mjeda që vetë nënshkruante ‘Mjedja’, poet i shquar dhe veprimtar patriot u lind në Shkodër… Më 1908Kongresin e Manastirit bashkë me At’ Fishtën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin dhe Mati Logorecin si përfaqësues i Shkodrës, u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 19161917 ishte anëtar i Komisia Letrare Shqipe. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (19201924) Ndre Mjeda mori pjesë në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-borgjez u tërhoq nga jeta.. Është autor i shumë krijimeve në poezi, prozë e publicistikë. Mjeda mbetet mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip dhe mjeshtri më i madh i tingëllimit në shqip deri më sot…

      

    Vaji i Bylbylit

     Po shkrihet bora,

    Dimni po shkon;

    Bylbyl i vorfën,

    Pse po gjimon?

    Pushoi murlani

    Me duhi t’vet;

    Bylbyl i vorfën,

    Çou mos rri shkret.

    Gjith; fushët e malet

    Blerim e mbëloj;

    Livadhi e pema

    Gjithkah lulzoj.

    Ndër pyje e orgaja,

    N’ma t’mirin vend,

    Me rreze dielli

    Po e gëzon gjith’kend.

    E tuj gjimue

    Shikon rreth e rreth

    Nji prrue qi veret

    Rrjedh nëpër gjeth.

    A çil kafazi,

    Bylbyl, flutro;

    Ndër pyje e orgaja,

    Bylbyl, shpejto.

    Kerkush ma hovin

    Atje s’ta pret,

    Me zeher haejen

    Kerkush s’ta qet.

    Kafaz ke qiellin,

    Epshin pengim,

    E gjith ku t’rreshket

    Shkon fluturim.

    Nëpër lamije

    Ke me gjet mel,

    Për gjith’prendverën

    Njajo buk t’del.

    E kur t’zitë e di

    ndër prroje pi,

    Te njato prroje

    Qi ti vetë di.

    Tash pa frigë çerdhen

    E ban ndoj lis;

    Nuk je si’i nieri

    Qi nuk ka fis

    E kur t’vin zhegu,

    Kur dielli shkon,

    Ti ke me këndue

    Si ke zakon.

    Rreth e rreth gjindja

    Me t’ndie rri;

    Prej asi vendit

    Dahen me zi.

    A çilë kafazi,

    Bylbyl, flutro;

    Ndër pyje e ograja,

    Bylbyl, shpejto.

    Ndër tranfofille,

    Ndër zamakë nga;

    Ku qeshet kopshti,

    Idhnim mos mba.

    Po shkrihet bora,

    Dimni po shkon;

    Biylbyl i vorfën,

    Pse po gjimon?

    Lulja e bardhë

    Pritë pa nanë nji vajzë e shkrete

    E shkoi motin idhte, n’ankim;

    Idhtë, n’ankim e shkoi kët jetë,

    Kah s’i pau kund vedit pshtim.

    Fati i zi kah muer me e ndjekë,

    Kjau sa kjau, mandej pushoi:

    Mylli syt e, porsa dekë,

    Dhe i mjeruem trupin i a mloi.

    Nji shtegtar andej tuj ardhë

    Mas do ditsh, te aj vorr u ndal;

    Te aj vorr ndalë, nji lule t’ bardhë

    Pau tuj cilë: Vorrit i u fal.

    Ndoshta zemra e vajzes s’ mjerë

    U ba lule ku pushon,

    M’ nji qi shpirti, lil me erë,

    Hyll i ndritshëm n’ qiell vizlon.

    Andërr

    Pezull prei qiellit fluturote e shkreta

    E si dielli n`mjesdite rreze shpërndake;

    Engjëll nder cucat o nji cikë giake

    Qi vett qielli numron ndër valle t`veta.

    Arit i kishte flokët, e kish si zgjeta

    Dritën e syve e mollzat rrumbullake,

    E buzët e vocrra me të ngjyeme gjakë,

    Që kur i pash krejt i mahnitun mbeta.

    Mandej si njeri, që prej gjumit ngrihet,

    Mora zemer e e pveta me trimni :

    “Engjëll a vajze je ti, o bukurija?“

    Qeshi goca nji herë, si vashë që pihet,

    Uli kryetin teposhtë e me dashtni

    “Motër e nanë,tha, m`ke- jam Shqyptarija!”