Ndotja del jashtë kontrollit në plazhet e Durrësit

    501
    Sigal

    Spitalet mbushen me të infektuar lëkure dhe të prekur nga viruset

    Ndotja në plazhet e Durrësit thuajse ka dale jashtë kontrollit të epidemiologëve dhe strukturave të bashkisë. Ajo ka marrë përmasa të frikshme, dhe rezultati saj janë spitalet e Durrësit dhe ambulancat të mbushura plot me pacientë që ankohen nga virusi stinor dhe infeksionet e lëkurës. Infeksionistët dhe dermatologët në Durrës kanë paralajmëruar dhe kanë dhënë alarmin se “ndotja në disa pika ku njerëzit bëjnë plazh, ka rritje ndaj duhet të bëjnë  kujdes me ujin, rërën dhe ushqimet”. Por ndonëse është  deklaruar marrja e masave për sigurimin e një sezoni turistik të pastër, kjo gjë nuk është arritur, veçanërisht për plazhet që kanë frekuentimin më të lartë në Durrës. Nga të dhënat e  publikuara  nga specialistët  e DSHP në Durrës, rezulton se “ndotja ka arritur norma alarmante, sezoni veror 2014  mbetet dhe po mbyllet me probleme, e rënduar  paraqitet  situata në të gjithë zonën bregdetare  dhe ka nivel të lartë ndotjeje, duke i bërë shumicën e tyre të pafrekuentuara”. Dermatologët dhe infeksionistët deklaruan se”në disa zona është këshilluar që të mos bëhet frekuentimi i tyre, duke qenë se analizat e kryera kanë dëshmuar prezencën e një ngarkese të lartë mikrobiologjike në ujë”.  Sipas tyre “frekuentimi i këtyre zonave mund të bëhet shkak për shfaqjen e komplikacioneve të shumta shëndetësore, kjo situatë ka rezultuar e njëjtë pothuajse në gjitha monitorimeve të kryera”. Sipas  tyre  kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare janë shkarkimet e ujërave të zeza në det si dhe shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara, të cilat derdhen direkt apo indirekt në det. Konkretisht ndër zonat më të rriskuara paraqiten plazhi i pranë Currilave. Probleme të shumta janë vënë re edhe në plazhin e Zhironit, te bërryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te Plepat. Përveç zonave të përmendura më sipër problematike ka rezultuar edhe plazhi në Golem, frekuentimi i të cilit çdo vit është paraqitur në shifra të larta. Në raportin e hartuar pohohet se plazhi i Plepave është i ndotur përtej parametrave të konfirmuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë apo dhe ato të komunitetit evropian. Shkak për këtë është bërë gjetja e ngarkesës së lartë bakteriologjike, ndërkohë që në gjendje shqetësuese ka rezultuar të jetë edhe mjedisi i plazhit, pasi në mes të rërës funksionojnë kanalet e ujërave të zeza apo pellgjet ku mblidhen ujërat urbane, ekspozimi i të cilave shkakton një erë të rëndë.Aalizat kanë treguar se situata paraqitet problematike në plazhin e vjetër të këtij qyteti, i cili pothuajse çdo vit ka qenë prezent në listën e plazheve të ndotura. Njëkohësisht edhe përgjatë zonës  Teuta- Plepa ujërat e zeza shpesh derdhen në det,  në këtë zonë të ndihet prezenca e ngarkesave të larta bakteriologjike në ujë. Analizat kanë dëshmuar se ndotja paraqitet në nivele tepër të larta pranë zonës së Currilave, në plazhin e Zhironit te bërryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, te Plepat, në të cilat është vërejtur një nivel i lartë ndotjeje. Plazhi i Golemit është i ndotur përtej parametrave të OBSH-së dhe komunitetit evropian. Sipas  dermatologëve dhe infeksionistëve, “ndotja  në plazh bëhet shkak për shfaqjen e infeksioneve të lëkurës, të cilat janë një grup sëmundjes që kanë një përhapje të shpeshtë dhe prekin një kontingjent të konsiderueshëm personash gjatë stinës së verës”. Frekuentimi i plazheve publike si dhe ndotja në këto ambiente është arsyeja kryesore e shfaqjes së këtyre infeksioneve. Sipas mjekëve, kontakti i drejtpërdrejtë me faktorët shpërthyes, stafilokoku dhe streptokoku (mikrobe patogjene) si dhe funge të ndryshme që ndodhen në ujin e detit apo edhe të pishinave, rërë apo shezlongje, shoqërohet me rritje të rrezikut për shfaqjen e këtyre problemeve, veçanërisht në lëkurë. “Sigurisht që sëmundja shfaqet atje ku gjen terren të përshtatshëm, në kushte të një higjiene personale jo të mirë si dhe varet edhe nga sistemi imunitar. Ky i fundit gjatë ekspozimit në temperatura të larta tenton të dobësohet dhe për pasojë individët preken më lehtë nga mikrobe të ndryshme, që qarkullojnë në mjedisin e jashtëm. Ndërkohë kategoria më e rriskuar mbeten fëmijët, pasi  rreziku qëndron në faktin se janë sëmundje ngjitëse.

    Artur AJAZI