Ndoti mjedisin me mbetje të naftës, gjobitet 5 mln lekë ARMO

580
Sigal

FIER – Inspektoriati i Mjedisit ka ndëshkuar me një masë administrative në vlerën e 5 milionë lekëve të reja kompaninë e naftës “ARMO sh.a”, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kompania ka dëmtuar mjedisin duke kryer shkarkime të naftës në lumin Gjanicë në qarkun e Fierit.

Mësohet se Inspektorati i Mjedisit nisur nga kontrolli i ushtruar ndaj kompanisë ka evidentuar shkeljet e bëra për shkarkimet e mbetjeve të hidrokarbureve në lumin Gjanicë, duke i shkaktuar një dëm ekologjik mjedisit përreth.

Nisur nga kjo situatë, Inspektoriati ka vendosur të gjobisë në shumën e 5 milionë lekëve të reja kompaninë “ARMO” për dëmet e shkaktuara.

Mbetjet e kompanisë “ARMO” prej kohësh janë kthyer në shqetësim për banorët e zonës, veçanërisht për Ballshin, ku jo pak herë ata kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për të minimizuar dëmet që shkakton kjo kompani nga punimet e nxjerrjes së naftës.