Ndodh në Algjeri, shkëputet interneti që nxënësit të mos kopjojnë në provime

567
Sigal

Mënyrat dhe metodat që sigurojnë nxënësit në të gjithë botën për të kopjuar në provime janë një problem i madh. Përdorimi i telefonave dhe lidhja me internetin është mënyra me e përdorur.

Pikërisht në lidhje me këtë fenomen qeveria e Algjerisë ka ndërmarrë masa duke shkëputur internetin përkohësisht që nxënësit të mos kenë mundësi të kopjojnë.

Sipas BBC, ministrja e Arsimit, Nouria Benghabrit deklaroi se gjatë provimeve në shkollat e mesme në datat 20-25 qershor, për çdo sesion nga një orë do të ndalet qasja në shërbimin e internetit në mbarë vendin.

Ajo theksoi se këtë masë e kanë marrë për të parandaluar përpjekjet për kopjim dhe mashtrim të bëra gjerësisht në vitin 2016. Benghabrit tha se gjatë provimeve në mbarë vendin do të ndalohet qasja edhe në rrjetin social, Facebook. Pritet që në provime të hyjnë mbi 700 mijë nxënës.