Ndihma ekonomike, Totozani në Elbasan: Formula me pikë jo e saktë

    414
    Institucioni i Avokatit të Popullit do të monitorojë decentralizimin e pushtetit lokal. Në një takim me kryebashkiakun e Elbasanit, Igli Totozani vlerësoi se njësitë e reja duhet të kenë më shumë kompentenca që ato të ofrojnë shërbime cilësore ndaj komunitetit. Ai ka kritikuar sistemin e pikëzimit të ndihmës ekonomike, që sipas tij ka lënë jashtë mbi 200 familje vetëm në Bradashesh.
    Problemet me skemën e ndihmës ekonomike kanë çuar në bashkinë e Elbasanit, Avokatin e Popullit, i cili ia ka parashtruar çështjen kryebashkiakut Qazim Sejdini.
    Igli Totozani ka kërkuar ndryshim të formulës së re të pikëzimit, e cila sipas tij ka lënë jashtë skemës dhjetëra familje të varfra.
    Totozani ka apeluar që qeveria ti japë kompetenca reale dhe jo fiktive 61 bashkive të reja, që ato të jenë vetë administratorë të menaxhimit të problemeve të qytetarëve.
    Pas takimit në Bashkinë së Elbasanit, Avokati i Popullit ka vijuar rrugën për inspektim në qytetin e Gramshit.
    Sigal