Ndihma ekonomike, miratohen ndryshimet e reja në skemën e përfitimit

634
Për të vazhduar në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike, anëtarët madhorë të familjes duhet paraqiten çdo 3 muaj pranë administratorit shoqëror për të deklaruar lidhur me gjendjen social-ekonomike të familjes.
Ky është ndryshimi i fundit në vendimin Nr.955, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”
Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet gjithashtu se administratori shoqëror hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar deklaratën lidhur me ndryshimet social-ekonomike të familjes për përfitimin e ndihmës ekonomike.
Vendimi i Këshillit të Ministrave specifikon ndryshimet që janë bërë edhe për kategoritë që përjashtohen nga përfitimi.
Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtë mujore, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme:
a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes, që jetojnë në të njëjtën strehë
b) Nuk tërheq ndihmën ekonomike, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga dita e depozitimit në llogarinë bankare/kryerjes së pagesave nga Posta Shqiptare, për përfituesit e ndihmës ekonomike me përjashtim të rasteve kur kjo ka ndodhur për shkaqe të arsyeshme si shëndetësore dhe fatkeqësi;
c) Refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje. Refuzimi dokumentohet me procesverbal, sipas shtojcës 4;
ç) Fsheh informacionin apo kryen deklarim të rremë mbi të dhënat e kërkuara në këtë vendimi;
d) Nuk deklaron ndryshimet e situatës social-ekonomike në deklaratën e paraqitjes çdo tre muaj të familjes;
dh) Refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional ose refuzojnë ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, për anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit;
e) Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim.”
Në përfundim, Këshillit të Ministrave thekson se ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi më datë 1 janar 2018.
Sigal