Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut 4 ditë pasi u shpall Nderi i Kombit, ja si shprehet Ilir Meta

483
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhimbjen e thellë dhe vlerësimin më të lartë, për mjeshtrin e valles shqiptare, Rexhep Çelikun, i cili ndërroi jetë sot, vetëm 4 ditësi Meta e dekoroi “Nderi i Kombit”.
Meta shkruan sot në rrjetet sociale këto radhë:
Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.
Sigal