Ndarja nga jeta e Jonuz Musliut, Luan Rama mesazh ngushëllimi për familjen

667
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka ngushëlluar familjen e Jonuz Musliut, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi për ndarjen e parakohshme nga jeta të tij.
Rama shkruan se ikja e Musliut është një humbje e madhe për çështjen kombëtare dhe të gjithë shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Mesazhi i Luan Ramës:
Është ndarë nga jeta Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, njëherësh edhe kryetar i asamblesë komunale të Bujanocit!
Është një humbje e madhe për familjen, të afërmit e tij, për miqtë, bashkëluftëtarët për çështjen kombëtare dhe gjithë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës!
Ju shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin njerëzor bashkëshortes së tij dhe tre djemve; Fatlumit, Shqiprimit dhe Sarandit si dhe të gjithë shokëve e miqve të Jonuzit!
U prehsh në paqe Komandant Jonuzi!
Sigal