Ndalohet në kufi grupi i dytë i klandestinëve, do të kalonin nga Greqia në Gjermani

561
Ndalohet grupi i dytë i klandestinëve.
11 shtetas marokenë të cilët tentuan të hyjnë në Shqipëri ilegalisht nga Greqia janë ndaluar sot.
Për ta Shqipëria është vend tranzit për të vijuar rrugëtimin e tyre drejt Malit të Zi dhe më pas drejt Gjermanisë.
Policia Kufitare e Kakavijës thotë se shtetasit kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri.
“Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije janë kapur 6 persona në afërsi të fshatit “Kakavije” dhe 5 persona të tjerë në vendin e quajtur ”Kordhoc”. Të gjithë këta persona janë shtetas Maroken ,të cilët kishin hyrë nga kufiri jeshil me Greqin për të shkuar në Malin e Zi. Destinacioni i këtyre shtetasve ishte Gjermania” informon policia
Këta persona u shoqëruan për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavije ku po kryhen procedurat e intervistimit.
Sigal