Ndahet nga jeta shkrimtari i humorit Paulin Selimi

    528
    Sigal

     Është ndarë dje, nga jeta, shkrimtari i humorit, shqiptar, Paulin Selimi. Në fakt, humori shkodran dhe jo vetëm ai i 10-vjeçarit të fundit, lidhet direkt me emrin e Paulin Selimit, i cili është autor i pjesëve të mrekullueshme, si “Kunati i shokut Xhemal”, “Kola i dritave”, “Pas mullarit”, “Kushëriri nga Amerika”, etj., duke bërë që këto materiale, të mbeten si perla në fondin e humorit shqiptar. Gjatë kohëve të fundit, Paulin Selimi punoi si  drejtor i shkollës artistike, “Prenkë Jakova”, ku dha një kontribut të madh në fushën  etalenteve të reja në muzikë dhe në artet figurative. Selimi sheh me dhimbje zbehjen e humorit në Shkodër, që është djepi i tij. Por fusha artistike ku ai ka dhënë kontributin e tij më të madh ka qenë padyshim, humori. Ai nuk ka reshtur asnjëherë së gjeturi subjekte të bukura për t’i vënë në skenë me trupa të ndryshme.