Ndahet nga jeta Baba Arshi Bazaj

1157
Ç’do shërbim ndaj kombit tënd, ndaj kauzës së të mirës në shërbim të përparimit të njerëzimit dhe ndriçimit të rrugës së tij me dritën e Perëndisë e largimin e frymës së të keqes, populli ta përjetëson në këngë: Kur e pashë Baba Arshinë/Sikur pashë perëndinë/Atje në libër e pashë/ Nderime, Baba, – i thashë. Nuk ka portretizim më të bukur për sakrifikimin e këtij njeriu që gjithçka e shkriu në shërbim të atdheut të ti. U desh 22 tetori 2010, gjatë përurimit të librit të avokatit Tartar Bazaj Shkoza si dhe Baba Arshi Bazaj “që ne të njiheshim me këtë figurë të shquar të kombit. Baba Arshi Bazaj lindi më 20 maj 1906 në familjen Bazaj të Shkozës, në krahinën e Kudhës-Gërhotit-Sevaster të Lumit të Vlorës. I pari i fisit Bazaj ka qenë Bazo Cani. Me vdekjen e tij, mbiemri i fisit ndryshoi nga Canaj në Bazaj. Nga fisi Bazaj kanë dalë djem, vajza, nipër, stërnipër, mbesa, stërmbesa me emër dhe me shkollë si gjeneralë, kadilerë, kapedanë e derikryeministra të Shqipërisë në epoka të ndryshme si Qazim Koculi para luftës e Mehmet Shehu pas luftës në periudhën e komunizmit. Nga fisi Bazaj ka qenë Banush Rokua i cili ishte kryeplak i krahinës së Kudhës-Gërhotit. Të dëgjuar për trimëritë e tyre kanë qenë edhe Cane Dervish Bazaj, Manxhar Jaup Bazaj. Tartar Imer Bazaj ka qenë kadi e shumë të tjerë që krijuan shtartin e edukimit për pinjollin e ri të sapoardhur në jetë, Arshi Bazaj. Lindja dhe rruga e tij është përjetësuar edhe në këngë: Fatimeja kur të lindi/Me atë framë melaqeje/Uratë e baba bektashit/ Të bëri dervish teqeje.
Vendlindja e Baba Arshi Bazaj 
Fshati Shkozë bie në krahinën e Kudhës –Gërhotit, në kufi mes Tepelenës e Mallakastrës dhe është porta hyrëse e krahinës nga të dyja anët, duke vazhduar luginën e Vjosës drejt Vlorës. Shkoza ngrihet rrëzë një kodre të bukur që është vazhdim i rrëzës së malit të Kudhësit “Tartar” me majën e tij më të lartë 1978 m mbi nivel të detit. Fshati shtrihet në rrëzë të malit duke shikuar fushën. Në majën e malit Tartar, dishepujt ëngjëllorë të Bektashizmit ngritën një objekt kulti, “Kurorën” e cila sot është kthyer në një vend të shenjtë ku prehet Baba Hamzai, i ardhur nga lufta e Qerbelasë dhe pelgrinët e e quajtën këtë vend të shenjtë. Në këtë fshat të veshur me dritën e mirësisë e të krenarisë, më 20 maj 1906 erdhi në jetë Baba Arshi Bazaj. Thonë se atë ditë vendi u mbulua me dritë, me cicërima zogjsh e fëshfërima dehëse të fetve e luleve pranverore. Thonë se fëmija i porsa lindur nuk qau, po flinte me një buzëqeshje ëngjëllore në buzë, a thua se qe në djepin e perëndive dhe ëngjëjt i këndonin ninullën hyjnore. Ishte pinjoll prej një dere me baballarë e dervishlerë të shumtë. Vitet kalonin e Baba Arshiu rritej mes këtyre ngjarjeve të kohës deri sa në moshën 13 vjeçare i shfaqet në gjumë ëngjëlli Haxhi Bektash Veliu dhe me zërin e tij e ftoi për të qenë shërbëtor i përhershëm i Zotit. Dhe pikërisht në këtë moshë, Baba Arshiu sëmuret rëndë. Sëmundja përparonte dhe familjarët u detyruan ta çojnë në Vlorë tek mjekët italianë. Mjekët nuk i dhanë shpresa për shpëtim. Kishte 18 ditë që as hante e as pinte. Me sa duket, Zoti që i kishte caktuar detyrat, më parë do ta provonte me një provë shumë të fortë se sa i aftë do qe rezistenca për ta kryer atë mision. Familjarët, pas vizitë, shpresëhumbur e shpirtvuajtuar, morën rrugën për në shtëpi të tyre në Shkozë. Shpirtin e tyre prindëror ua gërryente mendimi se nuk do ta kishin më djalin e tyre. Por Zoti kishte vendosur tjetër fat përmbi të. Vizitorët e shumtë nuk mungonin përditë duke mbajtur me shpresë prindërit dhe parë Arshiun e vogël se si tretej ngadalë nga mosushqyerja e gjatë. Me sa duket kishte ardhur momenti i duhur. Zoti po thërriste në shërbim të përzgjedhurin e tij pas shumë ditësh agjërimi të imponuar nga sëmundja. Dhe njëri nga miqtë e familjes Bazaj propozoi të shkonin njëherë e të kërkonin Baba Bektashin, një shenjtor i Kudhësit ku prej tij kishin gjetur shërim shumë bektashinj dhe që shërbente si baba në Teqenë e Golimbashit. E kërkuan dhe baba Bektashi nuk përtoi, por u paraqit menjëherë. I nxorri të gjithë jashtë dhe mbeti vetëm për vetëm me Arshiun e vogël e të sëmurë, të tretur kockë e lëkurë. Baba Bektashi, pasi qëndroi vetëm me Arshiun e tretur, u tha prindërve të tij me një zë që vetëm bubullimat e gushtit e kanë me shpresën për të hedhur shi e mundur thatqsirën: “Ky s’është më për ju! Është për mua ky!Është për Zoti”. Pas kësaj e mori në Teqenë e Golimbashit ku shënon edhe pikënisjen e udhëtimit gati shekullor. Në teqe Baba Arshiu u shërua plotësisht, u bë një djalosh i bukur, u vesh dervish dhe ndoqi rrugën fisnike të shërbestarit deri në moshën 109 – vjeçare. Shërbimi i tij vijoi në Teqenë e Shkozës e më pas në atë të Koshtanit në Tepelenë. Vitet kalonin dhe Baba Arshiu linte emrin e tij me dritën jeshile të Bektashizmit si misionarë besnik i Zotit të madh në shërbim të njerëzimit. Koha do të sillte në skenë zhvilime të reja politike. Bota jetonte kriza ekonomike dhe në prag dukej era e një lufte të re botërore e cila nuk zgjati shumë por përfshiu botën nën kthetrat e saj gjakatare. Bektashizmi dha i pari alarmin për këtë murtajë që po i kanosej vendit, kombit dhe shpitarizmës kudo. Fitorja e komunizmit do ta linte popullin një krijesë pa shpirt, por misionarët e Bektashizmit nuk u pajtuan dhe paralajmëruan për gjëmën e madhe që i kanosej këtij populli. Vite e LNAÇ, Baba Arshiun e gjejnë në shërbim tek Teqeja e Zallit në Gjirokastër, bashkë me Baba Rexhepin. Të dy mbështetën forcat nacionaliste, duke u bërë kështu tek besimtarët e shumtë edhe misionarë të shqiptarizmës. Mbarimi i luftës e gjen në Teqenë e Zallit. Fakt interesant është se në shtëpinë e Baba Arshi Bazaj në Shkozë, kanë bërë mbledhje dhe debate disa herë delegacionet e forcave politike kundërshtare të udhëhequra nga Hysni Lepenica për nacionalistët dhe Hysni Kapo për komunistët. Por edhe ajo pjesë e këtij fisi e cila ishte e inkuadruar me forcat partizane, me çlirimin e vendit ranë persekutimet e shpronësimet. Forcat balliste kishin një organizim të përsosur në jug të vendit dhe një harmoni dhe koordinim të shkëlqyer mes tyre si ato të Dukatit, Salarisë, Rrëzomës, Golemit të drejtuara nga gjenerali Ismail Golemi. 
Arratisja në SHBA
Në vjeshtën e 1940-ës qe arratisur Baba Rexhepi dhe 1 vi pas tij fati do t’i bashkonte të dy në SHBA. Me vete kishte një fltore “Fletorja e bektashinjve” të Naim Frashërit që ia kishte dhënë si kujtim Mit’hat Frashëri gjatë luftës i cili qe mik me fisin Bazaj. Në torbë kishte edhe dy bomba dore dhe me tre shokë çanë brezin e kufirit. Kalimi i kufirit i vuri në një rrezik për kokën, por ata mundën t’ia delnin dhe të kalonin matanë për mos ta parë më atdheun e tij. Me kalimin e kufirin dorëzohet tek forcat shtetërore greke, të cilat e mbajtën nën vëzhgim dhe në punë të detyrueshme për rreth 6 vjet. Në 1951 me ndihmën e Baba Rexhepit dhe autoriteteve amerikane në Itali, u nis për në Detroit të SHBA ku të dy miqtë e vjetër ju vunë punës së lënë në mes në Teqenë e Zallit. Përpjekjet e tyre kurorëzohen me sukses në vitet 1953-1954 duke themeluar Teqenë e Detroitit në Miçigan, ku shumë pelegrinazh nga të gjitha komunitetet, me në krye ato shqiptare shkojnë dhe vizitojnë këtë vend dhe sot gjejnë shërim tek shenjtor baba Arshi Bazaj. Gjatë kësaj periudhe, me ngritjen e Teqesë së Detroitit, ai sëbashku me Baba rexhepin i kanë mëshuar fort çështjes kombëtare dhe kjo teqe njohu lartësi të reja në marrëdhëniet me Zotin. Mbledhja e përgjithshme u mbajt më 24 tetor 1953 ku u vendos të çelej fushata për mbledhjen e ndihmave ku zgjodh komisioni drejtues: Gani Muho –kryetar, Nevruz Selfo-arkëtar, Selman Zagori –sekretar, Jashar Petrusha, Qani Prespa, Dule Këlcyra, Abaz Myrtezaj, Resul Shkëmbi –anëtarë. Që në momentet e para u mblodhën 8 mijë USD. U gjet vendi në Miçigan ku ekzistonte një fermë. Ferma dhe banesat u blenë me shumën 25 mijë dollarë dhe pas riparimit shuma arriti në 30 mijë dollarë. Një kontibut të madh dha avokati i mirënjohur shqiptaro-amerikan S. Teodore Kotelly në përgatitjen e dokumenteve ligjore dhe noterizimin e tyre. Në krye të Teqesë u vu Dervish Rexhepi i cili më pas u dorëzua baba, titull të cilin e miratoi gjyshi Sali në Kajro më 4 janar 1963. Kështu teqeja bektashiane e Detroitit i çeli dyert më 15 maj 1954. Baba Arshiu, pas vdekjes së Baba Rexhepit, kishte mbi 60 vjet që drejtoi atë. Si një gjigand i hyjnishëm ai shërbyeu me devotshmëri fetare. Besimtarët shqiptarë që banojnë në SHBA janë të shumtë e nga të gjitha trevat shqiptare duke krijuar në një farë mënyre tek mjediset e Teqesë së Detroitit një Shqipëri të vogël, por rrezëllitse e me besimin e rikthyer tek Zoti. Falë pinjollit të këtij fisi, avokatit të nderuar Tartar Bazaj, i cili ka zhvilluar një bisedë të gjatë me baba Arshiun në Teqenë e Detroitit, ne mësojmë për një jetë plot mistere, të heshtura e të fshehura që kanë mbijetuar vetëm e vetëm me besimin e Zotit. Ai tregon se miq të afërm të familjes qenë Skënder Muço, Qazim Frashëri, Enver bej Risilia, Hysni Lepenica, Hysen Lepenica, me të cilin kish qenë edhe bashkëluftëtar, Osman Haxhi Muhametin, Gjeneralët Temo dhe Sulo Shehun-djemtë e kapedan Sali Shehut nga Sevasteri dhe shumë personaliteteve të Vlorës dhe krahinave të tjera.
Pinjollët e këtij fisi krenar
1. Bazo Canaj, komandant dhe luftëtar i çetës së kaçakve kundër turqve.
2. Imer Bazo Bazaj, oficer madhor mbaruar arsimimin në perëndim, pjesë e delegacionit shqiptar të ndarjes së kufijve me Greqinë Shek XIX së bashku me Ahmet Bazo Bazaj.
3. Cane Dervish Bazaj, taksidar dhe kryeplak, njeri me autoritet absolut.
4. Banush Roko Bazaj, Kryeplak i Kudhës-Gërhotit që la histori.
5. Jaup Banush Bazaj, i ka shkuar Sulltanit në Stamboll së bashku me gjeneral Selim Zenjelin.
6. Mustafa Banush Bazaj, kryeplak i Kanosarve në Kudhës-Gërhot.
7. Tartar Imer Bazaj, kadi dhe përkthyes i krahinës.
8. Manxhar Jaup Bazaj, i ka shkuar dhe kërcënuar deri në firmosjen e ilaçeve dhe ndihmave tek Pashai turk në Vlorë për të shpëtuar Kudhësin nga gripi i rëndë.
9. Mahmut Sadedin Bazaj, dëshmor në luftën e Kotës.
10. Merko Jaup Bazaj, bashkëluftëtar në luftën e Kotës.
11. Tartar Dano Bazaj, kadi në shekullin e XIX.
12. Arshi Bazaj, Baba teqeje dhe aktualisht në Detroit –Miçigan.
13. Shaqo Manxhar Bazaj, nacionalist dhe kundërshtar i rregjimit duke i shpëtuar për mrekulli vrasjes së të dërguarit të partisë në Shkozë, kur kundërshtoi taksat e rënda më 1947.
14. Asllan Nurçe Bazaj, plagosur e vrarë nga italianët në luftën e dytë botrore, por edhe sot pa ju gjetur ende eshtrat e tij, trupi i tij i plagosur u mor nga italianët dhe u trasportua drejt Vlorës.
15. Jaup Mero Bazaj-oficer dhe ndër drejtuesit e brigatës 22-S në veri të Shqipërisë. Pas fillimit të luftës civile i kundërshtoi komunistët dhe u hodh me Ballin Kombëtar. Pas çlirimit u dënua me varje, por falë ndërhyrjes energjike të Sulltanës tek i biri, Mehmet Shehu, i shpëtoi vdekjes dhe bëri 18 vjet burgjeve të komunizmit dhe më pas u internua në Seman, Fier. U kthye në fundin e vitit 1991 në fshatin e lindjes.
16. Isuf Nuredin Bazaj, Ish kryetar dhe nënkryetar i kooperativës Kudhës-Gërhot në fillimet e demokracisë dhe kryeplak i fshatit Shkozë 1992-1996.
17. Azem Çelo Bazaj (Begaj), arsimtar.
18. Manxhar Shaqo Bazaj, kryeplak i fshatit Shkozë2007-2011.
19. Sokrat Isuf Bazaj (Rrokaj), ekonomist dhe normist i zoti dhe sot punon si i tillë në komunën e Sevasterit..
Nipër she stërnipër të fisit Bazaj
1. Kapedan Sali Shehu (Sevaster), drejtues i luftës së 1913-1914 kundër ushtrisë pushtuese greke.
2. Sulo Sali Shehu, eksponent i Ballit Kombëtar. Njeri me shkollë dhe kundërshtar i rregjimit komunist, vdekur në burgjet komuniste.
3. Qazim Koculi, komandant i përgjithshëm në luftën e Vlorës më 1920 dhe ish kryeministër i Shqipërisë si dhe dhëndër i Mane Aliajt në Shkozë.
4. Gani Aliko Alikaj (Zykaj), patriot i njohur nga fisi Alikaj (Zykaj) nga Shkoza.
5. Ahmet Gani Aliko, ish shef i logjistikës në luftën e Vlorës më 1920. Ka mbaruar arsimin e lartë në perëndim.
6. Idriz Alikaj (Zykaj), ish kryeplak i fshatit Shkozë.
7. Mehmet Shehu, ish – kryeministër i vendit për 40 vjet në kohën e komunizmit.
8. Shamet Birçe Breshanaj, ish luftëtar partizan dhe invalid i kësajë lufte.
9. Shefit Birçe Breshanaj, invalid i Luftës II Botërore.
10. Gjeneral Bujar Ramaj, ish nënkryetar i SHIK në vitet 1992-1997. Doktor i shkencave ushtarake si dhe antar i Akademisë së Shkencave franceze, nga fisi Ramaj-Shkozë.
11. Sinan Breshan Breshanaj, nënkolonel dhe aviator i parë i fshatit Shkozë.
12. Fiqiri Breshan Breshanaj, kolonel deri komandant brigate dhe shef i qendrës së rekrutimit për Qarkun e Vlorës në vitet 1998-2006.
13. Bujar Namik Ramaj-ish kryetar i kooperativës së Shkozës.
14. Dushan Feta Murataj, drejtor i shkollës 8-vjeçare Shkozë si dhe shumë të tjerë me profesione të ndryshme.
Miqtë me lidhje gjaku të fisit Bazaj
1.Shehajt e Kudhës –Gërhotit
2.Dervishajt e Sevasterit
3.Xhakajt e Sevasterit
4.Rrokajt e Golimbasit
Sigal