Nasip Naço gjen mbështetje të gjerë dhe siguron marrjen e 3 mandateve në Berat

556
Sigal

Idetë e kandidatit për deputet, kryesuesit të listës së LSI-së, që Meta të bëhet Kryeministër përkrahen nga elektorati

Tashmë fushata është futur në fazën e zhvillimit të ngjarjeve dhe gara se kush do të fitojë më shumë po bëhet më e ashpër në strukturat e secilës parti. Por në të gjitha strukturat e LSI-së, tashmë ka filluar një shkëndijë e madhe për të fituar zgjedhjet në këtë qark. LSI ka një strategji zhvillimi të gjerë që përfshinë infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë si dhe në integrimin e Qarkut të Beratit në të gjitha sferat. Këtë e tregojnë dhe takimet që ka organizuar përfaqësuesi politikë i këtij qarku, z.Nasip Naço, i cili me strukturat që e shoqërojnë ka arritur një mirëkuptim më elektoratin në përgjithësi. Në të gjitha takimet që ka organizuar LSI, me në krye drejtuesin politike të qarkut dhe njëkohësisht kandidatin për deputet Nasip Naço, ka gjetur mikpritje dhe ka marrë premtime nga elektorati. Naço në takimet që ka organizuar në Berat e në Skrapar është pritur si djali i këtij qyteti, i cili ka dhënë shumë për këtë vend. Elektorati i Skraparit është shprehur se, Meta ka qenë një ish- kryeministër i suksesshëm në qeverinë e Partisë Socialiste dhe nuk është e pamundur që ai të drejtojë qeverinë nëse do të ketë konsensus midis dy forcave politike. Të zgjedhësh një drejtues në krye të qeverisë pavarësisht se ai ka një parit jo të madhe, por nga aftësitë ai është shumë më i madh do të thotë që t’i vish në ndihëm një vendi që prej vitesh ka dhënë sinjalin “sos” nga një qeveri që e ka futur vendin në një kolaps, është shprehur elektorati që mbështet LSI-në. Kandidati për deputet, Naço këto ditë ka zhvilluar shumë takime intensive si në Berati dhe zonën e Kuçovës, ku ka marrë mbështetjen se do të votohet Ilir Meta dhe partia që ai drejton.

Fitorja e sigurt

Naço këto ditë ka zhvilluar takime dhe në zonat, ku njihen si bastion i Partisë Socialiste si në Perondi, Kozare, Urë – Vajgurore, Komunën e Velabishtit si dhe në të gjitha zonat e qarkut. Naço është shprehur në të gjitha takimet edhe për gazetën se LSI do të fitoi në Qarkun e Beratit tre deputet të sigurt. Është për të theksuar se Sejfulla Kapllani, që është kandidat për deputet në Kuçovë, ka një reputacion të madhe në këtë qytet, se është djali i këtij qyteti. Edhe deputeti Gledian Rehovica kandidat në qytetin e Beratit ka gjetur një mbështetje të madhe dhe elektorati i ka premtuar se do ta votojë atë. Naço për gazetën ka thënë: “Ne jemi optimistë se do të fitojmë në këto zgjedhje. Virtyti i popullit nuk mbulohet, por ai duhet të ndriçojë në të gjitha sferat. Fushata e LSI-së vazhdon e suksesshme në të gjitha qarkun me pikësynimin për një fitore të madhe”.