Nase JANI:U mbars mali dhe polli një mi…

    356
    Sigal

      Epo kjo s’qe dëgjuar kurrë! Të mbarsej një mal?! Çudia më e pranueshme ishte që ”ai e bën mushkën me barrë”. Mushka nuk ka pjellë ndonjë herë se i mungon ajo “vegla” e mbarsjes, që e kanë gjithë gjinitë femërore dhe të dëgjosh se “mushka e atij është me barrë, do çuditesh i hutuar e ”do presësh me kërshëri se çfarë do pjellë mushka”. Se dhe pjellja e mushkës do jetë një zbulim. Varet me cilin ka pasur marrëdhënie me gomarin apo me kalin? Apo me ndonjë mashkullor tjetër katërkëmbësh, që i njeh bota kafshore? S’mbetet të vrasim mendjen për mbarsjen e mushkës se po qarkullon mbi-çudia: mbarsja e malit.

           Sa u dëgjua ky lajm, njerëzit u hutuan, u frikuan dhe u gëzuan. Të tria këto ndjesi bashkë, asnjëherë nuk i kishte ndjerë njeriu i kësaj bote. Ja që i takonte Njeriut-Shqiptar të hutohej, të frikohej e të gëzohej… Shqiptari gëzohet edhe i frikësuar dhe pastaj hutohet i lumturuar…

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf