Sigal

Napoli i ka ofruar yllit argjentinas të Paris Saint-Germainit, Angel Di Marias, kontratë trevjeçare, raporton Mediaset Premium.

Trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, e ka pasur nën urdhrat Di Marian gjatë kohës së tij në Real Madrid, dhe tani dëshiron të ribashkohet me 30-vjeçarin, transmeton Gazeta Express.

Mësohet se Napoli i ka ofruar argjentinasit pagë vjetore prej 5 milionë euro.

Kontrata e Di Marias me kampionin e Ligë 1 mbaron verën e ardhshme.