Naim FRASHËRI/ Poezi

    500
    Sigal

    Në dashtë Zoti….

    Nastradini ish qetuar

    Dhe po rrij duke mejtuar;
    Po përnjëherë u xgjua,
    Së shoqes i tha: “O grua,
    Nesërë jam për në veshtë,
    Se s’kam vatur këtë vjeshtë,
    Sindëkur vinja qëmoti.”
    Plaka tha : “Në dashtë zoti.”
    Nastradini i tha : “Unë
    S’e këllas zotnë në punë,
    E shoh vetë punën time,
    E nuk e vë nër mundime,
    Që të doj’ a të mos dojë,
    Se nukë më flet me gojë.”
    Kështu the, o jetëgjatë!
    Papo u ngrite me natë,
    More shportat e gomarë,
    Po s’të vate udha mbarë!
    Për rrush del njeriu i mjerë
    E sjell shkarpa shumë herë.
    Gjithë bota po punonin
    E udhëtë po ndrejtonin.
    Nastradinë kur e panë,
    E zun’ e më nuk e lanë:
    Gjithë ditën gur’ i gjori
    Mbajti edhe pagë s’mori.
    I këputur, i drobitur,
    I lodhur, i kahënitur,
    Natën në t’errët u kthye,
    Me pluhurë mbi qyrdye!
    Erth më der’ e trokëlliti,
    E shoqja nga shkalla xbriti,
    Tha : “Kush ësht’ aty më derë?”
    Pa tha Nastradin’ i mjerë:
    “Në dashtë zoti, jam unë,
    Që vajç’ e s’bëra dot punë!”
    Pa më nesëret një fqinjë,
    Q’ish i varfër e pa linjë,
    Erth e i kërkoi gomarrë,
    Duke thënë ca më parë:
    “Jemi pa buk’ e pa ngrënë,
    Në mulli drithë kam shpënë,
    Gjer më tani është bluar,
    Po s’kam kafsh’, o i uruar.”
    Nastradini, pa mejtuar,
    Tha : “Për dru e kam dërguar,
    Ka vaturë që me natë,
    I varfëri veshgjatë.”
    Ajy tha “e kam dërguar”,
    Gomari palli në quar!
    Fqinja tha : “Pse më gënjeni,
    Të drejtënë s’ma rrëfeni?
    Ja se ku pëllet gomari,
    Qysh e ka marë druvari!”
    Nastradini tha : “S’kam parë
    Kshu, të besojnë gomarë!
    Me fjalën time s’je nginjur,
    Që jam sot plak e i thinjur,
    Po dëgjon gomarrë ç’thotë,
    Q’është pa mënt e flet kotë.
    Njeriu që dëgjon gomarrë,
    S’e ka punën mbroth e mbarë.”
    Kështu tha, po të vërtetën
    E thosh gomari, të shkretën

    Ti fluturon me dallëndyshe…

    Ti fluturon me dallëndyshe

    Një dit ttdo gjë do të ndryshoj
    Do të vish të luash me vete
    Do të këndosh me duet në heshtje
    Do të jetosh me kujtim në balla
    Do të thërrasësh me zë quba valla
    Do të kërkosh për vete shpëtim
    E sdo të gjesh kund emrin tim