Naim Frashëri/ Gjilpëra

    385
    Sigal

    Një vash’ e vogëlë gjeti një gjilpërë dh’ e hodhi këtje. E ëma i tha: – Z’ bëre mirë, bijë, se e shkel njeri e i hyn në këmbëtë, po mos e hith kurrë këtje gjilpërënë dhe xhdo gjë vëre në vent të saj.- A e di, – i tha mëma, – si është bër’ ajo gjilpërë e me sa mundime?- Nuk’ e di, – tha vasha. E ëma i tha: – Njeriu ka mihurë dhenë shumë thellë, ka gjeturë metal’ e hekurit të përzjerë me dherëra e ka shoshurë dhenë, pa ka ngrehurë më vethe furrë. Duke nxehurë dhenë, është treturë edhe është kulluarë hekuri, pasdaj ka marrë hekurinë edh’ e ka punuarë me shumë djersë e me mundime, pa ka bër’ atë gjilpërë, q’ e heth këtje ti. Po njeriu se bëri ta hethç poshtë, e bëri të qepç e të anërjosh me të. Vashëza u turpërua dhe unji kokënë.

     Ata dhe djemtë e ti

     Një at’ i mënçim kishte pesë djem. Për të treguarë sa u duhej vëllazëria dhe miqësia e njësia në mest, mori pesë shufra dhe i lidhi të pesa bashkë, pasdaj ia dha më të madhit dhe i tha: – Pa shih, i thyen dot këto të pesë shufëra përnjëherë. Djal’ i math i mori dhe u përpoq t’i thyente, po nukë mundi. Ua dha pasdaj me radhë dhe të tjerëvet, po asnjëri nuk’ i theu dot të bashkuara. Pasdaj i ndau shufratë dhe u dha nga një sicilit dhe u tha: – Thyejini! Ahere djemt’ i thyenë me shumë të lehtë. Mbi atë u tha plaku: – E patë tani? Kur ishinë shufratë të bashkuara, nuk’ i thyetë dt; kur i përndava, u thyenë çpejt. Dome thënë se dhe ju po t’ ini të pesë të bashkuarë me vëllazëri e me dashuri, s’u gjen kurrë dëm, po, ndë u ndafshi një nga një, më s’kini fuqi edhe jini në rrezik.