Naim Balluku/ Si bëhet bashkimi familjar me emigrantët në Itali

    505
    Sigal

    Ja dokumentet që kërkohen sipas legjislacionit të ri

     Nisur nga numri i madh i emigrantëve shqiptarë në Itali, gjinitë dhe moshat e tyre, lind si nevojë e përhershme, bashkimi familjar me të afërmit që jetojnë në Shqipëri, me bashkëshortët, fëmijët, dhe prindërit. Kjo është një praktikë e ndjekur në vite, e cila dëshmohet nga fakti se 53 % e emigrantëve shqiptarë kanë emigruar për arsye familjare.

    Bazuar në legjislacionin Italian, qytetari i huaj, i cili ka një leje qëndrimi për në BE afatgjatë ose një leje qëndrimi për të paktën një vit për punë si i punësuar, ose i vetëpunësuar, studim, azil politik, për arsye fetare, për arsye familjare ose mbrojtje plotësuese, mund të aplikojë për bashkim me anëtarët e familjes që jetojnë jashtë vendit (bashkëshorti, fëmijët e mitur, të rritur me invaliditet të plotë dhe prindërit në ngarkim që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës, ose të cilat kanë një moshë mbi se 65 vjeç dhe fëmijët nuk mund të sigurojnë më mirëmbajtjen e tyre).

    Për të përfituar bashkimin familjar, është e nevojshme për të demonstruar vlefshmërinë e strehimit dhe të ardhurave vjetore, që variojnë sipas numrit të anëtarëve të familjes. Si procedurë, të interesuarit duhet të paraqesin kërkesën e tyre në mënyrë elektronike në Sportelin e Unik për Imigracionin, për të krijuar mundësinë për lëshimin e vizave hyrëse për këtë qëllim, për anëtarët e familjes nga ana e Konsullatës Italiane kompetente.

    Për hartimin dhe dorëzimin e kërkesës elektronike për bashkim familjar, është mundësia për të kërkuar asistencë dhe ndihmë pranë zyrave të Patronatit Inas (ndihma dhe asistenca ofrohet pa asnjë pagesë), i cili ka zyra në çdo zone të Italisë, si dhe në Shqipëri, ku në çdo kohë do të jetë e gatshme për të asistuar dhe ndihmuar për procedurat që ndiqen.

    Me leje qëndrimi për motive familjare është i lejuar punësimi, sipas të gjitha formave, si i punësuar apo i vetëpunësuar.

    Duhet të kemi parasysh se fëmijët e vegjël deri në 14 vjeç të emigrantëve, që banojnë ligjërisht dhe që jetojnë me prindërit e tyre, duhet të jenë të regjistruar në lejen e qëndrimit. Pas 14 vitesh, fëmijës do t’i lëshohet një leje qëndrimi për motive familjare (ose leje qëndrimi BE).

    Kategoritë që përfitojnë bashkim familjar

    Për çdo kategori, për të cilat kërkohet bashkim familjar, janë miratuar dhe ndiqen procedura të përcaktuara, për aplikim. Sipas legjislacionit të ri italian, mund të aplikohet për bashkim familjar me kategoritë e mëposhtme:

    1. Bashkëshorti, jo i ndarë ligjërisht dhe që nuk është nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare;

    2. Fëmijët e mitur, të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar, në kushtet që prindi tjetër, ka dhënë pëlqimin e tij;

    3. Fëmijët në moshë madhore në ngarkim, në qoftë se për arsye objektive nuk mund të sigurojnë nevojat e tyre thelbësore të jetës për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, (përfshihet invaliditeti i plotë);

    4. Prindërit në ngarkim, në qoftë se ata nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo prejardhjes;

    5. Prindërit mbi 65 vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për të mbështetur ata, për arsye shëndetësore serioze të dokumentuara.

    Për të gjithë tipologjitë e bashkimit familjar, janë të domosdoshëm dokumentet e mëposhtme:

     

    Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar

    – Formulari i kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit, (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore);

    – Pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet);

    – Një fotokopje e pasaportës;

    – 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser;

    – Certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës);

    – Fotokopje e lejes së qëndrimit, të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim;

    – Fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI).

    Bashkimi familjar me bashkëshorten/in

    1. Për aplikim për bashkim familjar me një bashkëshort të një qytetari shqiptar me rezidencë të ligjshme në Itali duhet:

    a) certifikatë martese, e lëshuar jo më parë se 3 muaj;

    b) fotokopje e lejes së qëndrimit të shtetasit shqiptar rezident në Itali;

    Bashkimi familjar me fëmijët minorenë

    2. Kërkesë për bashkim familjar të prindit me fëmijë minorenë, duhet që prindërit qytetarë shqiptarë, ligjërisht rezident në Itali, të paraqesin dokumentet si më poshtë:

    a) certifikatën e lindjes / birit /bijës/ me fotot;

    b) certifikatë e familjare;

    c) Një fotokopje e lejes së qëndrimit të prindërve (në qoftë se vetëm njëri prind është rezident në Itali, prindi tjetër rezident në Shqipëri,duhet të paraqesë një pëlqimin me shkrim dhe e nënshkruar nga një noter shqiptar, e përkthyer në gjuhën italiane, me përkthim të mbikëqyrur nga ana e noterit; firma e noterit duhet të legalizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Shqiptare.

    d) në rastin e prindërve të divorcuar, përveç aktit të pëlqimit duhet te paraqisni dhe një certifikatë të shkurorëzimit;

    e) nëse një prind është i vdekur, certifikatën e vdekjes e prindit.

    Bashkimi familjar me fëmijët e rritur, por të paaftë

    3. Për kërkesat për bashkim familjar me fëmijë të rritur në ngarkim, të cilët janë në kushtet e paaftësisë totale shëndetësore:

    a) certifikatë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i Ambasadës;

    b) certifikatën e lindjes së djalit / vajzës me foto;

    c) certifikatën e gjendjes familjare.

    Bashkimi familjar me prindërit

    4. Për aplikimet për bashkim familjar të kërkuar nga fëmijët rezident në Itali me prindërit e tyre duhen:

    a) Certifikata e lindjes së fëmijës kërkon që ribashkimin;

    b) certifikata e “trungut” të familjes nga e cila evidentohen të gjithë fëmijët e prindërve që aplikojnë për bashkim familjar që jetojnë;

    c) fotokopje e lejes së qëndrimit të të gjithë fëmijëve që jetojnë jashtë vendit (në rastin se një fëmijë ose më shumë fëmijë do të jenë rezidentë në një shtet tjetër, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike / konsullore në këtë vend); d) certifikatë eventuale e pronësisë të shtëpisë;

    e) certifikatë eventuale e pronësisë së pasurive të patundshme dhe çdo kontratë banimi për të njëjtën shtëpi;

    f) certifikatë e pronësisë së parcelave të tokës agrare dhe deklarimin se sa bën në terma monetare kjo tokë në një vit;

    g) çdo certifikatë pensioni;

    h) çdo certifikatë e punësimit;

    i) licenca të mundshme për veprimtari private.

    Bashkimi familjar me prindërit mbi 65 vjeç

    5. Për aplikimet për bashkim familjar për prindër mbi gjashtëdhjetë e pesë vjeç, nëse fëmijët e tjerë nuk janë në gjendje për t’i mbështetur ata për motive të rënda shëndetësore të dokumentuara:

    a) Certifikata e lindjes së fëmijës kërkon ribashkimin;

    b) certifikata e “trungut” të familjes nga e cila evidentohen të gjithë fëmijët e prindërve që aplikojnë për bashkim familjar që jetojnë;

    c) fotokopje e lejes së qëndrimit të të gjithë fëmijëve që jetojnë jashtë vendit (në rastin se një fëmijë ose më shumë fëmijë do të jenë rezidentë në një shtet tjetër, dokumenti në fjalë duhet të jetë i përkthyer dhe legalizuar nga një përfaqësi diplomatike / konsullore në këtë vend).

    d) certifikatë mjekësore lëshuar nga mjeku i besuar i Ambasadës, duke deklaruar se fëmijët që jetojnë në Shqipëri si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore të dokumentuar pamundëson jetesën e tyre.

    Theksojmë se, aktualisht, kërkohen edhe dokumentacionin nga bankat, që vërtetojnë transfertat në “kesh” (lekë), në favor të prindit me të cilin kërkohet bashkim familjar.

     Përveç sa u tha më lart, theksojmë se brenda 180 ditëve, duhet të kërkohet drejtpërdrejt në zyrat konsullore italiane të lëshojë vizën e hyrjes, duke paraqitur dokumentin e Sportelit Unik për Emigracionin, nga ku deklarohet data e paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues.