Naim Balluku/ Ja shuma e përfitimeve sipas numrit të anëtarëve të familjes

    396
    Sigal

     SI PËRFITOHET PAGESA SOCIALE NË ITALI

    Struktura e moshave të emigrantëve shqiptarë në Itali, është komplekse, ku sigurisht predominojnë moshat relativisht te reja, për t’iu përgjigjur punëve të vështira, që natyrshëm ofrohen për emigrantët. Por nga analiza e përbërjes anagrafike, rezulton se dhe moshat mbi 60 vjeç zënë rreth 7 për qind të emigracionit shqiptar në Itali. Për këtë arsye, mendoj se është e domosdoshme që të qartësojmë këtë grup-moshë për pagesën sociale (ndihmën ekonomike), që mund të përfitojnë, me plotësimin e disa kushteve ligjore të shtetit Italian.

    Ç’është pagesa sociale?

    Pagesa sociale është një përfitim me karakter asistencial, e cila është e pavarur nga te gjitha derdhjet e kontributeve dhe u jepet qytetarëve të cilët janë në kushte ekonomike të pafavorshme dhe kanë nje situate të ardhurash të veçantë, të parashikuara nga ligji. Verifikimi i kërkesave për të përfituar pagesën sociale bëhet çdo vit. Kjo pagesë jepet gjithmonë, me karakter të përkohshëm, duke u bazuar mbi të ardhurat e deklaruara. Pagesa sociale nuk është subjekt i tatimit në burim të të ardhurave dhe nuk është i trashëgueshëm për familjet e te mbijetuarve dhe është e paeksportueshme. Pra, në këtë kuptim, ajo do të jepet për personin që ka aplikuar dhe plotëson kushtet për një pagesë të tillë, përderisa është në kushtet e plotësimit të kritereve ligjore.

    Kushtet për t’u përfituar:

    Kanë të drejtë për pagesën sociale qytetarët italiane, shtetasit e BE-së, të huajt që kanë një leje qëndrimi, me banim në periudhë afatgjatë, që:

    • kanë mbushur moshën 65 vjeç;

    • janë rezidentë të rregullt në Itali;

    • nuk kanë të ardhura, ose kanë të ardhura nën limitet e përcaktuara me ligj.

    Nga 1 janari 2009, për të pasur të drejtën për pagesë sociale, si një kërkesë shtesë është që aplikuesi duhet të ketë banuar ligjërisht dhe vazhdimisht për të paktën 10 vjet në Itali.

    SI BËHET APLIKIMI?

    Kërkesa mund të paraqitet ekskluzivisht në rrugë elektrike përmes kanaleve të mëposhtme:

    • Web – duke e bërë përdorimin e shërbimeve telematike drejtpërdrejt të arritshme nga qyteti nëpërmjet PIN përmes portalit të Institutit, www.inps.it;

    • Telefon – duke telefonuar në qendrën e kontaktit të integruar me numrin 803.164 falas nga një numër fiks, apo celular 06.164.164 sipas tarifave nga ofruesi i shërbimit;

    • Patronateve dhe të gjithë ndërmjetësit e Institutit – Duke përfituar nga shërbimet on-line të ofruara nga ata. Shumë aktiv për këtë problem është Patronati INAS CISL.

    KUR FILLON PAGESA

    Pagesa sociale fillon nga dita e parë e muajit të ardhshëm, pas dorëzimit të aplikimit dhe me plotësimin e të gjithë kërkesave ligjore (mosha, shtetësia, rezidenca efektive dhe qëndrimi i rregullt në Itali, plotësimi i kërkesave për të ardhurat).

     PËRLLOGARITJA E SHUMAVE PËR TË PËRFITUAR

    Pagesa sociale është një përfitim si ndihmë sociale, që paguhet nga INPS për ata që kanë plotësuar 65 vjeç dhe nuk kanë mundur të totalizojnë të ardhura që kapin një shumë vjetore prej 5,749.90 €. Pra, aplikojnë ata persona që kanë një shumë të ardhurash, jo më shumë se 5,749.90 € në vit, ose 442,30 € në muaj.

    Kjo është tabela e re e të ardhurave (Shuma vjetore llogaritet në bazë të muajve të trembëdhjetë) sipas numrit të anëtarëve të familjes.

    1 anëtar i familjes 8,624.85 € në vit, 663,45 € në muaj

    2 anëtarë të familjes 11499,8 € vjetor, 884,6 € në muaj

    3 anëtarët e familjes 14,374.75 € vjetor, 1105,75 € në muaj

    4 anëtarët e familjes 17249,7 € vjetor, 1,326.9 € mujore

    2 ose më shumë fëmijë nën 14 vjeç 11449,8 € vjetor, 884,6 € në muaj

    2 ose më shumë fëmijë nën 14 vjeç dhe një familjar 14,374.75 € vjetor 1105,75 € në muaj

    Cili është problemi kryesor për pensionet e emigrantëve?

    Kriza ekonomike e pranishme në Europë dhe mjaft e thellë si në Itali dhe sidomos në Greqi, ka bërë që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë të humbin vendet e punës. Këtë e tregon fakti se ndërsa niveli i papunësisë në Itali është aktualisht 12.8 për qind, niveli i papunësisë për emigrantët shqiptarë është mbi 18.8 për qind. Më i lartë është ky nivel për gratë, në një masë prej 19.7 për qind. Për të rinjtë  në moshë 15 deri 24 vjeç, niveli i papunësisë është tepër i lartë dhe kap shifrën prej   43 për qind. Po kështu niveli i papunësisë në Greqi është tepër më i lartë se në Itali,  arrin në një masë  prej 27.6 %, duke qenë më i larti në Europë.

    Padyshim, pasojat e krizës ekonomike dhe të papunësisë, kanë një kosto jo të lehtë për emigrantët tanë. Sikurse u theksua, në kushtet e një krize ekonomike në të gjithë sektorët, pa dyshim më të prekurit dhe më të rrezikuar janë emigrantët. Pasojat e krizës për emigracionin shqiptar ndihen:

    Së pari, duke humbur vendet e punës, përkeqësohen së tepërmi problemet sociale të tyre, duke i përballur ata me pamundësinë e jetesës.

    Së dyti, duke mos përballuar jetesën në vendet ku janë rezidentë, një nga drejtimet e mbijetesës është kthimi në Shqipëri, ku përballen me vështirësi shumë të mëdha. Ne këto kushte, ku dhe në Shqipëri ndjehen dukshëm efektet e krizës, tregu i punës nuk mundet të absorbojë një numër të madh forca pune.

    Së treti, në këtë kuadër, në vështirësi të mëdha janë dhe për fëmijët e tyre, që kane frekuentuar shkolla në vendet ku kanë qenë dhe nuk janë familjarizuar me sistemin tonë arsimor, ose nuk e dinë mirë gjuhën shqipe.

    Së katërti, problem është strehimi, duke patur parasysh se një pjesë e mirë e emigrantëve i kanë shitur banesat.

    Së pesti, papunësia ka pasoja sociale për të sotmen dhe të nesërmen. Themi për të nesërmen, mbasi duke mos qenë në marrëdhënie pune, rritet pamundësia për të plotësuar vjetërsinë e punës që kërkohet për të përfituar pension.