Naim Balluku/ Emigrantët, kushtet për pagesë papunësie në Itali

    515
    Sigal

    Një nga shtyllat e rëndësishme të amortizatorëve socialë është edhe Sigurimi Shoqëror i Papunësisë

    Kriza ekonomike e pranishme në Europë dhe po kështu në një farë mase edhe në Itali, ka bërë që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë të humbasin vendet e punës. Pa diskutim që më të rrezikuarit e kësaj krize janë emigrantët. Këtë e tregon fakti se ndërsa niveli i papunësisë në Itali është aktualisht 12.8 %, ndërsa niveli i papunësisë për emigrantët shqiptarë është mbi 15 %. Më i lartë është ky nivel për gratë, në një masë prej 17.2 %. Ndërsa për të rinjtë në moshë 15 deri 24 vjeç, niveli është tepër i lartë dhe ka kaluar masën 40%. Nisur nga sa më sipër dhe sqarimeve të kërkuar nga shumë emigrantë në Itali, e shohim të nevojshme të trajtojmë, bazuar në legjislacionin Italian, kushtet, kërkesat dhe masën e përfitimit të pagesës së papunësisë në Itali. Reforma e tregut të punës ka hyrë në fuqi me datë 28 qershor 2012 me Ligjin Nr.92, duke përcaktuar dhe amortizatorët socialë, për amortizimin e shumë problemeve sociale si rezultat i papunësisë. Kjo me qëllim për të ndërtuar një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës, i cili mund të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës, mirëqenies sociale dhe ekonomike si dhe uljen e normës së papunësisë. Për këtë qëllim, legjislacioni ka përfshirë këtë risi të rëndësishme në fushën sociale.

    Dhe në veçanti Neni 2 i Ligjit 92/2012, përcakton dhe rregullon amortizatorët e sigurisë sociale, si mbrojtje dhe kusht, kur marrëdhënia e punës është ndërprerë, për të ndërhyrë në shmangien e problemeve të mprehta sociale. Në përgjithësi, përfitimet e papunësisë janë një kompleks i masave, i futur në nivel qeveritar, me qëllim mbështetjen e të ardhurave të punonjësve që kanë humbur punën e tyre.

    Një nga shtyllat e rëndësishme të amortizatorëve socialë është edhe Sigurimi Shoqëror i Papunësisë ose siç quhet A.S.p.I (Assicurazione Sociale per l’Impegno ), që ka si qëllim për të paguar punonjësit të cilët mbeten pa punë në mënyrë të pavullnetshme.

    Çfarë është Pagesa e papunësisë (A.S.p.I)

     Sigurimi i papunësisë shërben për të ofruar të ardhura si rezultat i papunësisë të zakonshme për subjektet jo-bujqësore me disa kërkesa të kufizuara. Kjo dispozitë zbatohet nga data 1.1.2013, për papunësinë e rezultuar pas kësaj date.

    Prandaj ASPI është një institucion i ri për mbrojtjen e të ardhurave të punëmarrësit, që trajton periudhat;

    – e humbjes së pavullnetshme të punës

    – rifillimin e punës

    Qëllimi i Sigurimit dhe Pagesës së Papunësisë është, zgjerimi i personave të mbrojtur dhe rritja e kohëzgjatjes së përfitimeve të pagueshme për përfituesit. ASPI menaxhohet nga INPS ( Instituti Nacional i Sigurimeve Shoqërore).

    Përfituesit janë :

    – Punonjësit e sektorit privat, duke përfshirë dhe kursantët

    – Punonjësit e administratës publike me një kontratë pune me kohë jo të papërcaktuar

    Përjashtohen nga A. S.p.I:

    – punëtorë bujqësore me kohë përkohshme dhe të përhershme

    -Punonjësit e administratës publike me kohë të papërcaktuar

    – punëtorët-jo komunitarë hyrë në Itali me një leje qëndrimi për punë sezonale

    Statusi i papunësisë duhet të jetë humbja e pavullnetshme e punësimit, për shkak të pushimit nga puna pa ndonjë arsye, arsye subjektive e justifikuar dhe përfundim i kontratës.

    Nuk mund të përfitojnë nga Pagesa e Papunësisë:

    – Punëtorët që kanë dhënë dorëheqjen.

    – Punëtorët që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës në mënyrë konsensuale me punëdhënësin.

    Vjetërsia kontributive që nevojitet:

    Përsa i përket kërkesave për sigurim shoqëror, është e domosdoshme që në fund të lindjes së të drejtës, i papuni të ketë plotësuar të paktën 2 vite me vjetërsi kontributive.

    Megjithatë, kërkesa kontributive plotësohet edhe nëse i papuni ka të paktën 1 vit me kontribute të plota ( 52 javë ), në dyvjeçarin e kaluar në fillim të lindjes të së drejtës.

    Për t’u klasifikuar për këtë të ardhur, punonjësi i papunë, duhet të bëjë kërkesën në rrugë telematike pranë INPS. Periudha e paraqitjes së kërkesës duhet të bëhet brenda 2 muajve nga data e fillimit të papunësisë.

    Kohëzgjatja e Pagesës së Papunësisë është në vartësi nga;

    – mosha e të papunëve në datën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës

    – periudha në të cilën ka rezultuar papunësia

    Pagesa e papunësisë që nga 1 Janari 2016, ASPI do të ketë një kohëzgjatje maksimale prej 12 muajsh për punëtorët e moshës nën 55 vjet dhe 18 muaj për punëtorët të moshës mbi 55 vjet

    Në vitin 2014, punonjësit që kanë përfituar pagesë papunësie nën moshën 50 vjeç, kohëzgjatja për këtë përfitim është 8 muaj, për punonjësit me moshë nga 50 deri 55 vjeç, periudha e përfitimit është 12 muaj dhe mbi 55 vjeç 18 muaj.

    Në vitin 2015, punonjësit që kanë përfituar pagesë papunësie nën moshën 50 vjeç, kohëzgjatja për këtë përfitim është 8 muaj, për punonjësit me moshë nga 50 deri 55 vjeç, periudha e përfitimit është 12 muaj dhe mbi 55 vjeç 16 muaj.

    Përfitimi është i lidhur:

    – Të ardhurat e tatueshme për sigurimet shoqërore

    – Të ardhurat e përfituara nga punonjësi në dy vitet e fundit (para datës së pushimit nga puna) ku përfshihen elementë të ardhurash të vazhdueshme dhe jo-të vazhdueshme si dhe shtesa mujore.

    *********

     Shuma e pagesës së papunësisë

     Për të llogaritur shumën e Pagesës së Papunësisë do të merret së pari përcaktimi i pagës mesatare mujore të referencës ku derdhjet e tatueshme nga punonjësi në dy vitet e fundit numri i javëve shumëzuar me 4.33 (kthimi nga javë në muaj)

    Pagesa mujore është në raport me pagën mesatare mujore.

    Nëse derdhja e kontributit është më pak se ose e barabartë me 1,180.00 euro, pagesa është e barabartë 75% e pagës.

    Në rastin e pagës kur është më e lartë se 1.180,00 euro, pagesa do të jetë e barabartë me 75% të pagës + 25% të diferencës midis derdhjes mesatare mujore dhe shumën në fjalë (shumës 1,180. Euro ). Në çdo rast, pagesë mujore ASPI nuk mund të kalojë shumën maksimale të parashikuar prej 1152,90 euro (viti 2013)

    Çfarë kontributet janë konsideruar të vlefshme për plotësimin e kërkesave;

    – Kontributet e sigurimeve shoqërore të paguara gjatë marrëdhënies së punës.

    – Kontributet figurative për periudhën e lejes për përkujdesje të të afërmve

    -Periudhat e punës jashtë vendit në vendet e BE-së ose me vendet ku është lidhur marrëveshje.

    – Periudhat e mungesës nga puna për shkak të sëmundjes së fëmijës deri në 8 vjet (maksimumi 5 ditë në vit)

    -Kontributet figurative për leje lindje nga sigurimi i detyrueshëm

    Periudhat e kontributeve jo të dobishme

    Për plotësimin e kërkesave nuk konsiderohen të dobishme periudhat e mëposhtme (edhe pse e mbuluar nga kontributeve) periudha:

    – Sëmundjet dhe aksidentet në punë

    – Periudha me ndërprerje të aktivitetit në zero orë

    – Pushimi mjekësor për lejet dhe ndihmën ndaj një personi me aftësi të kufizuara të rënda

    Në rastin e punësimit të ri me një kontratë pune më shumë se 6 muaj, pagesa pezullohet dhe në fund të periudhës së punës, punëmarrësi përfiton për një trajtim të ri, pas dorëzimit të kërkesës.

    Legjislacioni parashikon për t’u ardhur në ndihmë, edhe punonjësve të pushuar nga puna edhe në rastet kur nuk përmbushin kërkesat e mësipërme, por disa kërkesa minimale, për të përfituar një pagesë të pjesshme papunësie.

    Kërkesa kryesore për të drejtën për një pagese të pjesshme të papunësisë (Mini ASPI) përbëhet nga të paktën 13 javësh të kontributeve në 12 muajt e fundit nga data e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

    Edhe për këtë pagesë, kriteret janë të njëjta me pagesën e plotë të papunësisë

    Shuma e pagesës së pjesshme (Mini ASPI) është llogaritur në një mënyrë të ngjashme me ASPI lejimit. Paguhet çdo muaj dhe shuma është e barabartë me gjysmën e javëve të kontributeve në vitin e kaluar. Pagesa fillon menjëherë, që nga data e humbjes së pavullnetshme të punësimit.