N/komisioni për të drejtat e njeriut Ndregjoni: Hapje dosjesh deri në fund

    328
    Sigal

    TIRANE – Është mbledhur sot nënkomisioni për të drejtat e njeriut ku i pranishëm është edhe përfaqësuesi i opozitës Tahir Muhedini ndërkohë që nënkomisioni drejtohet nga Vasilika Hysi.

    Në fjalën e saj kryetarja ka theksuar faktin se në këtë komision nuk janë paraqitur deputetët Doda dhe Idrizi të cilët duhet të paraqisnin sot iniciativën ligjore të draftit për hapjen e dosjeve.

    Por përfaqësuesit e shoqërisë civile janë të pranishëm në këtë nënkomision për të diskutuar mbi draftin.

    Deputeti Besim Ndregjoni ka thënë se përsa i përket hapjes së dosjeve ky është një proces që duhet të shkojë deri në fund dhe se libri i komunizmit nuk duhet mbyllur derisa të lexohet tërësisht. “Po flitet për hapjen e dosjeve dhe duhet të jemni të qartë që duhet hapja e dosjes së ideologjisë pasi është antikushtetuese që Enver Hoxha të konsiderohet si hero,” – tha Ndregjoni.

    Ndërkohë Simon Mirakaj, përfaqësues i shoqatës antikomuniste u shpreh se duhet që të jetë me konsensus një ligj që i shërben dekomunizmit të shoqërisë. Hapja e dosjeve sipas Mirakajt duhet bërë paralel me legjislacionin.

    “Mos i hapni dosjet si bibliotekë që tallen ish sigurimsat, hiqni ferrat që keni nëpër këmbë se janë vrarë 13 mijë shqiptarë dhe dikush duhet të përgjigjet,”- tha Mirakaj.