MZHU: Projekte të përbashkëta infrastrukturore për Kosovë e Shqipërinë

    367
    Ministria e Planifikimit në Kosovë dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Shqipërisë, po bashkëpunojnë për projekte të përbashkëta infrastrukturore, që lidhin të dyja vendet. Grupi i përbashkët i punës, ka diskutuar hartimin e projekteve të përbashkëta për qytetet Gjakovë–Has. Qëllimi është të identifikohen projekte që ndërlidhin qytetet e dy shteteve tona, atë të Gjakovës dhe Tropojës. Sipas specialistëve, lidhja e zonave kufitare është proces i zhvillimit rajonal në fushat, me të cilat lidhet jeta e banorëve të kësaj zone ndërkufitare.
    Në takim u prezantuan projekte konkrete nga përfaqësuesit e ministrive të të dyja qyteteve. Grupi i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, dhe ai i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Shqipërisë, do ta vazhdojnë takimin në Prizren, ku pritet të prezantohen projektet e përbashkëta për qytetin e Prizrenit dhe Kukësit
    Sigal