Myzafer Xhaxhiu/ Poezi

    772
    Sigal

    Dëlirësi…

     E dëlirë je si dëbora

    Lule që çel pranvera.

    Me dëborën vetëm ty të krahasoj

    Më lulet-shumë të tjera.

    Meteori

    Humba një poezi, nuk di se ku

    Më të bukur se ajo nuk pata shkruar

    Ish për një vajzë që u shfaq dikur këtu

    Si meteor që lë mall të pashuar.

    Erdhi një ditë-u shfaq si hëna e plotë

    Dhe tërë hiret e saj m’i pat dhuruar

    Mora pendën të shkruaj, ish’ e kotë

    Meteori hënën kishte mbuluar…

    Ditën e Shën Valentinit

    Dhe sot u zumë ne të dy

    Një histori e vjetër.

    Më mirë i zënë vet me ty

    Se sa të dua një tjetër.

    E, po nuk erdha…

    Kur të largohem un’ një ditë

    Qoftë mot i mirë apo shi furtunë

    Mos qani, vet i ngrini syt’ përpjetë

    Shikoni retë, aty do jem dhe unë.

    I djegur mallit do të zbres në tokë

    Në ndonjë rreze dielli a lot qielli

    Do të pi kafe në ndonjë kioskë me shokë

    A do të pushoj në ndonjë hije bredhi.

    E po nuk erdha, lus mos më gjykoni

    Një hall të madh do ta kem pas’ në jetë

    Është më e fortë se vdekja, më besoni,

    Kur një kalipso të zë rob në rrjetë.

    Vdekje-jetë…

    Dyshoj se s’më vjen vdekja kur e dua

    Dhe sa herë që afrohet e urrej.

    Të duash dhe të urresh, kësaj ç’i thua?

    Në vdekje-jetë të fshehtën rrah e gjej.

    Lot dëbore

    Pluhur dëbore në dritare plot dritë

    End në xham një perde mëndafshi të hollë,

    Një fllad i vakët endet mbi çatitë

    Shkund gjethet një mollë.

    Qielli u ça dhe rrezja flakëroi

    U shkri perdja e hollë e mëndafshtë

    Loti i saj i dëborës më zgjoi

    Një kujtim të lashtë…

    Si u nis, u ngrys…

    Hamleti tha:

    “Kjo botë u prish, o prapësi, o dreq

    Që unë paskam lindur që të ndreq!”.

    Që nga ajo kohë gjer tani

    S’doli Hamlet të ndreqë këtë lubi!

    Fusha pas shiut…

    E ndjen aromën e barit

    Buzëqeshjen e shelgut vajtues

    Gëzimin e dëlirë të fshatarit

    Që feks nën qiellin pus.

    Pas shiut që ra i mëndafshtë

    Në dheun e tharë e të sertë

    Nesër do azdisen të lashtat

    E fusha do tet’ më e blertë!

    Lojë hëne…

    Pas plepit hëna doli përsëri

    Po kurrë se kam parë

    Si sonte atë mrekulli

    Që ndodh për herë të parë.

    Shkëlqen e thyhet si inxhi

    Pa fërgëllon e dridhet

    Plot shkëlqim në sytë e mi

    Pastaj rrëshqet e vidhet…

    Habitem ç’është ky vegim

    Me hënë lozonjare

    Aty përflaket plot shkëlqim

    Aty del gënjeshtare.

    Puhizë e lehtë frynë e shkund

    Gjethet që pikojnë hënë

    Kjo lojë vazhdon e s’ka fund

    Gjer era të ketë rënë.

    Origjinali dhe kopja

    Në kafe-bar te ura

    Ajo vjen çdo mëngjez

    Tymos e gjerb me endje

    Filxhanin e kafesë

    Çdo gjë e kësaj toke

    Kur rri dhe e shikon

    Mbështillet si në pjergull

    Pa zhduket… e harron.

    Një ditë, eh, një ditë

    Mora guximin i shkova

    Në tavolinë, i ndrojtur

    Një vjershë i dhurova.

    E keni shkruaj ju-

    Më pyeti e befasuar”

    -Ju jeni autorja,

    Unë vet e kam kopjuar.