Myfit GUXHOLLI*/ 30 Gushti, 70 vjetori i çlirimit të Pogradecit

    760
    Sigal

    Pa Luftën Nacional-Çlirimtare, Shqipëria nuk do të ekzistonte

    Pogradeci, qyteti i bukur i pushkës dhe i penës. Në luftërat e tij shekullore ka dhënë një kontribut të vyer dhe veçanërisht në atë të çlirimit kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Pogradeci me krahinat rreth tij, që në kohët e lashta e deri në Luftën e Dytë Botërore, ka dhënë një kontribut të shquar për formimin e shtetit shqiptar në luftën për pavarësi, në konsolidimin e kulturës dhe traditave kombëtare. Në luftën e rilindësve te çetat e Mihal Gramenos, Cerciz Topullit, Themistokli Germenjit, Kajo Barcenit, Shahin Matrakut, Asllan Minardhit, Hysni Starovës, Jashar Starovës, Sandri Naumit, Llazar Kozmas, Muharrem Minarolit, Vasil Ketorrit, Hajdar Blloshinit, Kareman Vincanit, Arebyl Ypit, grupit të kaçakëve e të tjerë. Ndikuan në ndërgjegjësimin e popullit për t’u ngritur në kryengritje të përgjithshme për të përzënë nga trojet shqiptare osmanët, shovinistët grekë, bullgarë e serbë. Luftimet më të mëdha janë zhvilluar në krahun e Mokrës, si ato të Luftës Ballkanike, Luftës së Parë Botërore në vitet 1914-1918. Një ndihmesë madhore e rrethit të Pogradecit ishte përpjekja për përhapjen e gjuhës shqipe, në ndërgjegjësimin kombëtar pa dallim feje dhe krahine, duke dërguar delegatë në kuvende të ndryshme. Shkolla e parë u hap në Korçë, një javë më vonë në Pogradec e në disa fshatra. Vlen të përmendet shkolla e Potkozhanit të Pogradecit, shumë më parë se shkolla e parë shqipe e Korcës. Mësuesi i parë i saj ishte At Jovan Nako, prift që shërbesat i bënte në gjuhën shqipe. Shumë patriotë të emigruar që bënin pjesë në shoqëritë patriotike të Bukureshtit, Stambollit vunë tërë energjitë për të përhapur gjuhën shqipe ne fshatrat e tyre .Mësuesi Gjok Shqiptari nga Pleshishti shpërndante libra shqip. Mirëpo reaksioni i brendshëm bënte një luftë të ashpër për të mos e përhapur gjuhën shqipe. Gjok Shqiptari u kap në 1908-ën dhe e dogjën të gjallë. U kërcënuan me jetë edhe shumë mësues të tjerë, si At Jovan Vako, Stefan Gegprifti etj.. Në Kongresin e Manastirit Pogradeci dërgoi dy delegatë. U hap shkolla e parë me mësuesen Athina Cici. Dokumentet arkivore tregojnë për marrëveshjet e fshehta ndërmjet grekëve dhe serbëve për zaptimin e trojeve tona. Francezët deshën t’ia dorëzojnë Korçën pushtuesve grekë në vitet 1920-1924. Vranë patriotin Themistokli Germenji. Në vitin 1912 serbët ripushtuan Pogradecin. Por fshatarët e Mokrës, Gorës dhe Oparit me luftë e çliruan Pogradecin më 1913 nga dushmani serb. Ikën Serbi dhe bullgarët pushtojnë Pogradecin. Grekët ripushtojnë Korçën në 1914 dhe italianët zbarkojnë në Vlorë. Populli i Pogradecit dhe fshatarët e krahinave Gorë, Opar dhe Mokër, në këtë situatë kaq të vështirë, morën masa për të luftuar të bashkuar. Patriotët e Korçës dhe të Pogradecit mblodhën të gjitha çetat dhe realizuan një bashkim patriotik me rreth 2000-3500 luftëtarë dhe filluan luftimet për t’i përzënë pushtuesit grekë, bullgarë dhe serbë, duke ngritur flamurin kombëtar krenar në Pogradec një grup patriotësh, me në krye patriotin Isuf Hysen Collaku. Njëkohësisht, në mbledhjen e Pogradecit në emër të popullit në Maj të vitit 1917, iu dërgua një letër presidentit të Francës që Pogradeci të mos i aneksohej Serbisë, ndërsa presidentit amerikan Ëillson iu kërkua që Korça të mos shkëputej nga trungu i Shqipërisë. Populli u mblodh në Kongresin e Lushnjës në 1930 kundër qeverisë së Durrësit. Njëkohësisht, dërgoi edhe luftëtarë për të mbrojtur punimet e kongresit, bile dërgoi edhe delegatin e saj Gjik Ndinkën. Gjithashtu, populli pogradecar mbështeti luftën e Vlorës duke dërguar luftëtarë, armatime dhe mbështetje finaciare. Kontributi i popullit të Pogradecit dhe krahinës Mokër e Rezës në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare ka qenë i madh. Ka krijuar çetën e parë në rreth e në qark, më 17 Prill 1942. Ndërsa më 22 Maj 1942 me komandant Reshit Çollakun u formua Batalioni partizan i Mokrës me 300 luftëtarë, veç njësiteve të armatosura të qytetit dhe të fshatrave të Pogradecit si ajo e Çezmës, Malit të Thatë, Baragozhdit, Rëzës, Mokrës së poshtme, Gjolikut etj. Batalioni partizan i Mokrës ka zhvilluar shumë aksione dhe luftime, nga më të rëndësishmet ajo e Snos-Bulear më 27.1.1943, lufta për clirimin e Pogradecit 17-18 Prill 1944, lufta në Gurin e Kamjes dhe pjesëmarrja në luftimet e Brigadës së katërt Sulmuese, Kuvendi i Slabinjës për hasmëritë, pajtimin e gjaqeve dhe ndërprerjen e tyre. Qyteti i Pogradecit është çliruar tre herë nga forcat partizane. Më 17-18 Prill 1944. Më 4 Qershor nga Brigada e Katërt Sulmuese dhe përfundimisht ngeli e çliruar më 30 Gusht 1944. Populli i priti me gëzim të madh dhe manifestime në rrugët e qytetit që sollën fitoren e madhe të çlirimit të tij nga okupatorët e huaj. Kontributi i Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare janë shtyllat e historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore. Pa këtë lëvizje dhe luftë Shqipëria e sotme nuk do të ekzistonte. Pogradeci mori pjesë në këtë luftë dhe për çlirimin e vendit angazhoi 1582 luftëtarë të armatosur në formacione luftarake ne 6 çeta, dy batalione. Pogradeci me të gjithë rrethin i dha çlirimit të Atdheut 144 dëshmorë dhe dy Heronj të Popullit: komandantët Reshit Çollaku dhe Kajo Karafili. Ata janë nderi dhe lavdia e atdheut tonë të lirë dhe sovran.

    *Veteran, Inxhinier ushtarak