Muzikë tallava, zijafete fundviti, protesta, përleshje dhe prokurore e re…

570
Bardhyl Berberi 

Muzikë “tallava”, protesta, përleshje në parlament dhe më në fund me një produkt të ri: Një prokurore të re provizore. Politikanët tanë dhe argëtohen edhe përleshen në parlament për t’i bërë këtij fund viti një mbyllje spektakolare, por ata edhe po argëtohet në zijafete në këtë fund viti është nga veprimtaritë më të parapëlqyera në shoqërinë shqiptare në çdo fund viti. Ngrihen dolli për shëndetin e kryetarëve të partive deri tek fëmijët që kanë në kopsht. Në këtë atmosferë të ndezur të pranishmit nuk dëgjojnë zërin e këngëtares, por shikohen linjat e trupit, njëlloj si në politikë, ku nuk vlerësohet mençuria e politikanit, por tesera e partisë që ai ka në xhep, e cila të mundëson të mos jetë e rëndësishme atë që ke në kokë, por cilën çadër dhe emblemë partiake e ke si shenjë njohëse! Pra, kjo ndodh, sepse muzika tallava, tek ne është e njëjtë si edhe politika, edhe atë mediokrin dhe askushin” e bën të jetë “dikush” dhe nga anonimi, e ngre në rrafshin e të famshmit të partisë, edhe pse nuk e njeh lagja ku ai jeton sigurisht, që këto veprimtari kanë edhe një të mirë shumë të rëndësishme: Batakçinjtë e politikës shumë shpejt, shndërron në më të pasur me vila dhe vetura luksoze, llogari bankare, dashnore. Duke jetuar në një shoqëri kur ‘zanatet’ më të preferuara e më fitimprurëse mbeten ato të politikanit që sigurojnë famë, pasurim të shpejtë. Këta “dështakë”, të cilët posa bëhen të fortë e të famshëm, gjënë e parë që duan ta bëjnë, është të eliminojnë “baballarët” që i kanë ndihmuar të bëhen politikanë si dhe, ta marrin në duar, e të mos ndajnë me askënd, partinë që i ka lindur. Pyetja logjike që shtrohet është se nga buron kjo prirje e politikanëve shqiptarë, të cilët porsa e ndjejnë veten sadopak të fortë, t’i vërsulen partisë që i ka prodhuar, me qëllim që atë ta shndërrojnë në kompani private, ku secili do t’i ketë aksionet e tij, me të cilat do bëjnë kompromise në emër të “demokracisë së brendshme”. Ky takëm politikanësh mendojnë se u takon vetëm atyre,të jenë në majë dhe kur nuk e kapin dot atë i vërsulen dhe copëtojnë partinë, dhe krijojnë partitë e reja Megjithatë, edhe shpjegimi i këtij fenomeni nuk është i komplikuar, sidomos kur dihet fakti se partitë shqiptare janë shndërruar në streha të individëve shumë ambicioz, por të cilët kryesisht janë njerëz të paaftë në profesionet e tyre. Pothuajse të gjitha partitë shqiptare kanë marrë trajtën e strehës së njerëzve që janë ‘askushi’ mund të bëhen ‘dikushi’. Jo rastësisht partitë shqiptare janë shndërruar në “nëna” që pjellin heronj që sapo bëhen të” famshëm,” ata shfaqin tendenca për të shkelur me këmbë ‘nënën’ parti që i mëkoj Shembull konkret për këtë janë parti të panumërta të ndara në pjesën “me vulë” dhe atë “pa vulë”,me elektorat të madh dhe me elektorat sa pasagjerët e një autobusi. Është fakt që populli pasqyron të vërtetën se drejtuesit e tyre partiak, së bashku me vulën e partisë në xhep, në ballë e kanë të vulosur edhe njollën e paturpësisë, që u takon atyre që harrojnë se pa votën e mbështetësve partiak, vështirë se dikush do e dinte se edhe ata jetojnë në mjediset tona. Sidoqoftë, lehtësia me të cilën themelohen partitë, si dhe lehtësia me të cilën lindin dhe zhbëhen “heronjtë” tanë politikë dhe liderët partiak, shpalos të vërtetën se politikën e konsiderojmë si veprimtari më të lehtë, me të cilin mund të merret cilido individ i parealizuar. Në të njëjtën kohë, kjo shpjegon edhe faktin se edhe ne votuesit jemi të papërgjegjshëm ndaj vetvetes dhe i mbështesim edhe ata politikanë të cilët mendojnë se nuk ka gjë më të lehtë sesa të merresh me fatin e popullit tënd. Janë këta politikanë që jo pak herë na kanë çuar në majë të greminës. Politikanët që na sollën në këtë situatë, në të cilën ndodhemi: shumë nga partitë tona të përfundojnë si lehona që i lindin “foshnjat” e vet, ata të cilët ditën kur partia nuk do t’ua përmbush ambiciet e tyre individuale, e shkatërrojnë atë! Manifestimi i kësaj mendësie veçanërisht është i dhimbshëm kur shpërfaqet tek partitë shqiptare sidomos tek opozita ku kanë dalë disa rryma brenda partisë që bëjnë opozitë brenda opozitës, duke na lënë ne pa opozitë të vërtetë. Kjo është katastrofë në demokraci të mos kesh opozitë të krijon një humnerë të pariparueshme Po pra, politika tek ne është si muzika ‘tallava’ janë veprimtari që shpejt të të bëjnë të pasur e të famshëm. Ata madje i shkatërrojnë edhe partitë që i kanë themeluar, vetëm pse ato më nuk mund t’ua realizojnë ambiciet karrieriste dhe interesat personale. Duket qartë se partitë shqiptare themelohen lehtë, por edhe me lehtë copëtohen e shkatërrohen, sepse themeluesit e tyre nuk kanë për qëllim realizimin e asaj që ua premtojnë votuesve, por atë që ua thotë xhepi dhe atë që ua kanë premtuar grave dhe dashnoreve të veta.
Sigal