Muzeu Historik Kombëtar, ju fton në hapjen e ekspozitës me skulptura të artistes nga Kosova Arjeta Miftari

473
Sigal

Muzeu Historik Kombëtar ju mirëpret ditën e mërkurë, datë 20 Shkurt 2019, ora 18.00 në hapjen e ekspozitës me skulptura të artistes nga Kosova Arjeta Miftari.

Ekspozita e saj personale, e titulluar “Rrugëtimi” me skulptura të Hyjneshave në fron të Kosovës, simboli më i rëndësishëm i artefakteve me të cilat prezantohet trashëgimia kulturore e Kosovës, ka filluar rrugën e saj me Prishtinën, për të vazhduar në Berlin, në Francë dhe së fundi vjen në Tiranë.

Ju mirëpresim më datë 20 Shkurt 2019, ora 18.00, në ambientet e Hollit Kryesor, pranë Muzeut Historik Kombëtar!