Mustafa: Për ministrat që shkelin Kushtetutën do të ketë masa

412
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se ministri Aleksandar Jabllanoviç ka kërkuar publike për nënat gjakovare, ndërsa paralajmëroi se nuk do të lejojë gjëra të tilla.

“Fatkeqësisht ministri Aleksandar Jabllanoviç është bërë temë, tani dhe pse kemi tema më të rëndësishme. Jabllanoviç ka kërkuar falje publike nga nënat gjakovare. Unë do të marr masa kundër çdo ministri që shkel Kushtetutën e Kosovës”, deklaroi Mustafa. 

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviç i ka quajtur qytetarët e Gjakovës “egërsira”. Prej disa ditësh janë zhvilluar protesta në Kosovë, për këtë deklaratë, madje është kërkuar shkarkimi i tij.