Mustafa DEDENIKA/ Shkatërrimi i mjedisit të mrekullueshëm të ishullit të Zvërnecit

    704
    Në perëndim e në veri të qytetit të Vlorës shtrihet pylli i Sodës, me një sipërfaqe prej 600 ha, “perlë bregdetare” e krijuar nga dora e njeriut në gjysmën e dytë të shekulit të kaluar, i cili ka shërbyer si një laborator i gjelbër në shërbim të njeriut. Po sot? Nga pakujdesia 25 vjeçare, po shkatërrohet në mënyrë të vazhdueshme nga prerjet dhe ndërtimet! Justifikimet e kësaj gjendje janë për të ardhur keq. Në zgjatim të tij, në kodër, shtrihet fshati Zvërnec, i fshehur në pyllin e ullinjve dhe pemëve frutore, ku sodit në perëndim e në veri kënetën e Nartës, me një sipërfaqe prej 4000 ha. Brenda kënetës në perëndim ndodhet ishulli i Zvërnecit, me një sipërfaqe prej 7 ha. Nga kjo sipërfaqe rreth 6. 3 ha janë të veshura me dru pyjorë, kryesisht halorë (të tre llojet e selvive) që me harmoninë e trupit të tyre formojnë një piramidë me bazë pothuajse rrethore. Në hyrje ndodhen tre vidha fushorë, kurse në perëndim, buzë kënetës, ndodhen dru të llojit ilqe në tufa, më në veri ndodhen tre lisa të llojit rrënjë dhe dy pisha bregdetare. Kurse në brendësi, në një sipërfaqe prej 0,3 ha është e mbuluar me dafinë, dru ornamental-aromatik, por dhe përfaqësues i besimeve fetare (hyjnore). Nënpylli është i mbuluar me xinë dhe mersinë, kurse në pranverë dhe në verë këtu gjejnë strehim shumë shpendë shtegtarë, ujorë, njëkohësisht gjejnë strehim për shlodhje shpendët ujorë autoktonë si karabullaku dhe çafka. Njëkohësisht strehohen sorrat, mëllënja, shaptorja, në kohën e dimrit. Dhe nga viti 1970 gjeti strehim fazani, që përfaqësonte në numur dëndësinë më të madhe për njësi të sipërfaqes. Njëkohësisht gjatë kohës ka qënë i përhapur lepuri i gropës, i ardhur nga ishulli i Sazanit dhe i kryqëzuar me lepurin e butë. Në hyrje të ishullit është i vendosur një Monument Kulti Ortodoks i shekullit 13-14 që quhet “Kisha e Shën Mërisë”, me gjithë tre ndërtimet në jug dhe në veri me sipërfaqe 1645 m2, të cilat shërbenin për strehimin e shërbyesve fetarë dhe të besimtarëve, njëkohësisht dhe kuzhina për përgatitjen e ushqimeve. Këto ishin të rrethuara me mur guri dhe janë shpallur Monument Kulture që prej kohës që fillojë vlerësimi i objekteve me vlerë (viti 1956). Në veri shtrihej një sipërfaqe, pronësi e këtij kompleksi, në të cilin në pjesën më të madhe ishtë mbuluar me dru frutorë si fiq, kumbulla, ftoj e shegë. Kjo sipërfaqe me kompleksin e ndërtimeve kishte madhësin 0,35 ha dhe komunikimi i ishullit me tokën bëhej me dy varka të vogla prej druri.

    Si është administruar kjo sipërfaqe? 
    Deri në vitin 1952, sipërfaqja e Manastirit me gjithë pjesën e vlerësuar me frutikulturë 0,35 ha administrohej nga Kisha Ortodokse, njëkohësisht Manastiri dispononte jashtë këtij territori, në tokat e fshatit Zvërnec, rreth 3 ha me vreshta dhe një sasi prej një mijë kokë bagëti të imta. Kurse pjesa e pyllit, administrohej nga organet pyjore të cilat interesoheshin për trajtimin dhe administrimin e tij. Nga viti 1952-1968 ishulli u administrua nga Ministria e Brendshme, ku kishte internuar kundërshtarët e tij politikë. Nga viti 1968-1992 ky ishull administrohej nga shërbimi pyjor i cili kishte marrë dhe punëtorë që shërbenin më parë në këtë objek kulti. Dhe sipërfaqja e ishullit prej 7 ha ishte shpallur Monument Natyre të stilit peisazhik për vokacionet dhe pozicionin e tij të mbrekullueshëm. Kurse objektet e kultit të vendosura në këtë ishull ishin shpallur Monument Kulture. Të dy këto objekte formonin atë ansambël arkitektonik natyral dhe artificial të shkëlqyer që njerëzit e shijonin me kënaqësin më të madhe. Vizitat në këto objekte bëheshin të planifikuara dhe me leje nga organet pyjore në mënyrë që të ruhej sa më mirë origjinaliteti i këtij objekti. Hyrja prezantohej me ndërtimin e këtij objekti kulti, kurse hyrja në sipërfaqen e pyllëzuar bëhej nga dy rrugë këmbësore në Jug dhe në Perëndim që të çonin në dy çeltira që brenda një kohe shumë të shkurtër kalohej në tre peisazhe të ndryshme por tepër mahnitëse. Këtë peisazh e kuriozitet e shtonte më tepër një kishë e shekullit 13-14 e emërtuar kisha e Shën Triadhës e abandonuar por gjat viteve 2003 e riparuar. Gjith ky komplekës natyror që shijohej përmes dy rrugicave natyrale nuk prekej e shkelej asnjë centimetër tjetër toke. Mirmbajtja ishte shëmbëllore, kënaqësia e pikpyetjet për këtë ansambël ishin mahnitës. Vlora si gjithë Shqipëria ka shumë Monumente Kulture si kisha e xhami, ura, kala e tjera. Ka edhe monumente natyre si grupe drurësh të rrallë e me vlerë estetike, shëmbull qëndrese nga faktorët klimaterik, objekt sudimi për përhapje dhe qëndrese si dhe për vlera historike, njëkosisht të kësaj natyre ka edhe shumë shpella dhe shkëmbinj. Sot objekte të tilla Vlora numuron mbi 70. Por mbi të gjitha ishulli i Zvërnecit plotëson në harmoni dhe funksion si Monument Kulture dhe ai pejsazho-natyral.

    Si është gjendja e ishullit mbas vitit 1992 e në vazhdim?
    Si pasojë e këtij të quajturi tranzicion, që po vazhdon mbi 25 vjet e më tepër, nga kushdo po e vuan ambjenti dhe natyra që po e shpërfytyrojmë pasi tek ne komandon derri e dosa! Objektet e kultit i mori Kisha Ortodokse në juridiksion bashkë me sipërfaqen pemtore në sasin 0,35 ha e bëri mirë se të sajat janë. Kurse pylli Monument Natyre, mbeti jasht organeve administruese, gjë që Kisha Ortodokse i përvetësojë si pasuri të saj. Bëri punime restaurimi në godina, ndërtoi urë komunikimi prej druri por ajo më e keqja dhe e pa jystifikueshme është se prenë gjithë pemët frutorë dhe sipërfaqen e kthyen në fushë basketbolli dhe volejbolli, ngriti kamping tre mujor për studentët që përgatit për drejtimin e fesë Ortodokse. Para nja 10 vjetësh në vitin 2005 një i njohuri im nga Tirana më telefonoi dhe më tha: “Nesër në orën 9 vij me një grup Zvicerjanësh, njohës të florës dhe faunës, specialist të ambjentit ; kam menduar t’i çojmë në bregdetin e Zvërnecit dhe në ishullin e saj, pastaj në Llogora duke arritur në pikën që shikon malin e Çikës dhe detin Jon; prandaj përgatitu për tu shpjeguar se çfarë kërkojnë”.

     Ashtu bëra, i prita, u prezantova dhe u nisëm për destinacion. Që në fillim e ndjeva veten shumë ngusht tek ish kampi i Pionierëve, filloi ish pylli i Kumeve, rruga e shkatërruar, drurë të prerë, kolibe të ndërtuara si mos më keq; duhej kundragas për të kaluar deri tek ish kompleksi industrial Sod-PVC. I them shokut tim; “Thuaju se kjo gjendje është krijuar kto 10 vjet trazicioni ka qënë një përlë e vërtet, sa më thellë të hyjmë situate do jetë më ndryshe”. Rrugën për në ishull e bëmë për rreth 2 orë, mbasi qëndrojmë, shikonin dhe pyesnin. Unë mendova se fshati Zvërnec dhe ishulli do jepte përshtypjen me sens pozitiv dhe ashtu u duk në pamje të parë, mimika e tyre tregonte çiltërsi dhe kënaqësi. Me të hipur në urë për të vajtur në ishull u prezantuam me një mori të rinjsh mjekërosh e me veladon, teritori i objekteve të kultit ishte mbuluar me çadra! Vazhduam rrugën nëpër rrugicat dolëm në çeltira që shikon kënetën, kodrat që e ndajnë nga deti. Në këtë pejsazh shikoje tokën të bërë pluhur e vendin të mbushur me plasmase dhe çdo mbeturinë, pa folur morëm rrugën e kthimit kaluam prap në këtë mori njerëzish. Në të dalë që morëm rrugën për të ikur i them mikut tim: “Pyeti se çpërshtypje kanë?” ata thanë: “Vendi është i bukur por i pistë, nuk duhet të jetë pik pushimi me çadra, do të ishte mirë një pikë në hyrje me pije freskuese. Vendi nuk duhet shkelur dhe mbi gjith sipërfaqen nuk gjen asnjë fije bari. ” Vazhduam intenerarin për në Llogora, vendi i kontrasteve. Si përfundim me një farë diplomacie të hollë në ndarje thanë: “Vendi i bukur me peisazhe dhe kontraste me shumë variacione në florë e faun, por do mbajtur”.
    Po sot: Nga java e parë e muajt shtator më vjen një njeriu im nga jashtë shtetit. Mbasi biseduam për problem të ndryshme të jetës. Ai shpesh më shprehte admirimin që kishte për mbrojtjene natyrës (faunës e florës) në shtetet e Zvicrës dhe Italisë ku jetonte. Gjat kohës që qëndroi vizituam bregdetin dhe ishullin e Zvërnecit , që dhe unë kasha kohë pa shkuar. Prezantimi i parë ishte me një urë të shkatërruar, rreth objektit të kultit rriteshin rosa e pula! Pllaka të thyera në ata pak varre të vendosura në teritorin e kishës. Pylli më çdo krah prerje, zjarre e mbeturina. Ripërtritja që do siguronte zvëndësimin e drurëve të moçëm mungon këneta pasqyra e uji pa një shpend ujor, po ashtu dhe pylli. 

    Ç’duhet të bëjmë me ishullin e Zvërnecit?
    Me rigorozitetin më të madh duhet të ruajmë origjinalitetin e tij. Pretendimet e kishës ortodokse se është pronë e tyre, është pretendim apsurd si shumë pretendime të tjera. Objekte kulti kemi në shumë vende por nuk do të thot se ku ka të tilla është teritori i tyre. Në mal të Sevasterit ndodhet një i tillë. Ai respektohet nga vizitorët besimtar por teritori është kullot dhe ai kullotet, qoftë pronë shtetërore apo private. Kasha e Marmiroit në Orikum është një objek kulti që respektohet nga vizitorët me gjith teritorin e rrethuar me mur guri, por afër saj kalon një vijë uji e cila njihet me emrin Vija e Ujit e Marmirojt, por kjo nuk do të thot se kjo është pronë e kishës …Monumenti i Natyrës së ishullit të Zvërnecit ja rrit vlerën këtij manastri, n.q.s nuk do të ishte ky, vlera e monumentit të kulturës (Manastiri) do ishte tepër i vogël dhe i pa përfillshëm, vizitat do ishin të kufizuara në specialist edhe besimtarë. N.q.s. nuk do të ishtë ky monument natyre dhe manastiri s’do ishte vendosur këtu për vet kërkesat e kohës!
    Sigal