Murinjo e Konte, paqe para finales së “FA Cup”: Asnjë problem mes nesh!

603
Sigal

Raundi i fundit në kuptimin që sot Anglia mbyll sezonin me finalen e FA Cup. Çelsi-Mançestër sot në ora 18:15 mund të hyjë në histori si ndeshja e fundit (e 106-ta) e Antonio Kontes në stolin e “Bluve” të Londrës. Në 105 takimet paraardhëse, nga korriku i 2016-ës e deri më sot italiani ka regjistruar një mesatare suksesesh prej 64.9 për qind.

Nën drejtimin e tij, Hazard me shokë kanë fituar 68 ndeshje, barazuar 17 dhe humbur 20, me kulmin e karrierës së Kontes në Londër në fund të sezonit të kaluar kur Çelsi fitoi kampionatin. Një sukses ky që mori më shumë vlera, pasi një vit më parë, e njëjta skuadër nuk kishte shkuar më shumë se vendi i dhjetë në kampionat.

Një vit më parë finalen e FA Cup, Çelsi e humbte në finale ndaj Arsenalit. Sot në Uemblej, një tjetër shans, për një trofe që mund të shënojë fundin e aventurës së italianit në Londër. “E kujtoj mirë atë ndeshje” deklaronte dje Konte, që më pas vijoi: “Ishte një garë e çuditshme, po aq sa edhe goli i parë që na shënoi Arsenali. Ajo që na vështirësoi gjithçka ishte dalja me karton të kuq e Viktorit (Moses). Më erdhi shumë keq, pasi mund të fitonim dy tituj në një sezon.

Sivjet, situata është disi më ndryshe sepse do të ndeshemi ndaj një skuadre shumë të fortë, e cila është mësuar me takime të këtij niveli.” Marrëdhënia me Murinjon ka pësuar përmirësime, teksa replikat e disa muajve më parë duken të harruara. Konfirmimi erdhi nga vetë Konte që për mediat e pranishme në konferencë për shtyp deklaroi:
mm
“Raporti me Murinjon është normal. Me siguri që nesër (sot) do t’i shtrëngojmë dorën njëritjetrit”. Mou, vrasësi i finaleve- “Djajtë e kuq” ndodhen në Londër që prej së mërkurës mbrëma. I njëjti ajër me Konten ndoshta e ka ndihmuar edhe Murinjon që t’i vendosë një gur sipër mosmarrëveshjeve me homologun, me të cilin do të përballet sot pasdite. Siç konfirmoi edhe vetë portugezi: “Me Konten nuk kam asnjë problem.

Që pas garës në ‘Old Trafford’ mes nesh është qetësuar gjithçka”. Nëse ka një problem për Konten, ai është Murinjo i finaleve. “Speciali”, nga 2003-shi e deri më sot, ka luajtur 14 të tilla, duke humbur vetëm dy. Portugezi nuk e konsideron CVnë e tij një avantazh dhe nxiton të saktësojë: “Në një finale sukseset e së kaluarës nuk vlejnë. Në fushë nuk zbresin rekordet, por futbollistët. Nesër (sot) do të luajnë 11 kundër 11 dhe secili do të përpiqet të japë më të mirën nga vetja”.
Celsi-Manchester-470x241
E ardhmja e Kontes
E ardhmja e Kontes është në diskutim, por arsyetimi i tij nuk ndryshon asnjë presje nga deklaratat e fundit, me trajnerin që sqaroi: “Për mua dhe lojtarët, finalja do të jetë ndeshja e fundit e sezonit. Nuk kam asnjë plan, me klubin jam thellësisht i lidhur dhe jam i përqendruar për të bërë maksimumin. Pres një ndeshje taktike, por rezultati është aspekti më i rëndësishëm, ndaj për asnjërën nga skuadrat nuk do të jetë e lehtë”.
konte1-470x313
Të fundit
Konte sonte e ka organikën e gatshme me përjashtim të Emerson Palmierit. Murinjo ka problemin e Lukakut, i cili sapo ka marrë vetën nga një dëmtim, por portugezi nuk justifikohet: “Jemi Mançesteri dhe lojtarët janë të gjithë të një niveli të lartë. Me ose pa Lukakun, planet tona nuk ndryshojnë”.