Mungojnë sallat e pritjeve në ambientet e Spitalit Ushtarak

    47
    Ambientet e Spitalit Ushtarak ose siç quhet ndryshe Qendra e Traumës ndodhen në kushte tepër të këqija. Përveç mungesës së ilaçeve apo kushteve të tjera që u duhen mjekëve, mungojnë edhe sallat e pritjeve për qytetarët. Nëpër korridore ka stola apo karrige, por janë të prishura. Njerëzit ulen në tokë apo nëpër shkallë, por sikur të mos mjaftonte kjo ata janë të detyruar edhe të flenë aty. Qytetarët shprehen se nuk e kanë shumë problem nëse rrinë aty. Për ta mjafton që i afërmi i tyre të shërohet e të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas të largohen nga spitali. Por ka edhe nga ata persona të cilët e shohin si problem më vete. Ata thonë se qëndrojnë me orë të tëra në ambientet e spitalit dhe janë të detyruar të lodhen jo vetëm fizikisht por dyfish edhe nga gjendja emocionale. Kur sheh njerëz të shtrirë në mes të korridorit të spitalit të vjen të mendosh se ata janë në një grevë, por përkundrazi, ndodhen në një gjendje ankthi dhe torture gjithashtu sepse përveç frikës që kanë për shëndetin e familjarëve u duhet të përballojnë edhe kushtet e këqija të spitalit