Mundësia e artë: Të studiosh në Spanjë me vetëm 350 dollarë

    3500
    Në rast se ëndrra juaj është studimi në Spanjë sigurisht që pyetja kryesore është “Burokracitë dhe si të zhvendosesh”. Gazeta “Telegraf” ju tregon saktësisht se çfarë lloj vizë keni nevojë për të studiuar në Spanjë. Me pak planifikim, lëvizja juaj në Spanjë nuk do të jetë shumë e vështirë. 

    Vizat dhe Emigracioni
    Lëvizja në një vend të ri do të thotë përballja me shumë burokraci dhe Spanja nuk përbën përjashtim. Do ju duhet të merrni vula zyrtare, dokumente zyrtare, përkthime zyrtare dhe të përballeni me zyrtarë seriozë. Kur të keni përfunduar, ju do të shpërbleheni me qasje në Spanjë dhe ky është çmimi më i madh. 

    Aplikimi për leje qëndrimi është sfida më e madhe burokratike, por të gjithë janë të detyruar të ndjekin hapat e nevojshëm. Leja e qëndrimit për studentë nuk ju lejon të punoni, kjo vizë ju lejon thjeshtë të jetoni në Spanjë për më shumë se 182 ditë të vitit kalendarik. Gama e vizave është e gjerë ndaj ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të keni të qartë për çfarë aplikoni dhe cila vizë mbështet qëllimin tuaj.

    Po sikur të tejkaloni të gjitha burokracitë e marrjes së vizës dhe të shkoni direkt për nënshtetësinë? Sigurisht që mundeni, për sa kohë njëri prej prindërve është spanjoll ose në rast se keni lindur në Spanjë dhe ndodh që asnjë nga prindërit tuaj nuk ka nënshtetësi. Nëse jeni një nga rastet e mësipërm do t’ju duhet të prisni në radhë. Shumica e të huajve që bëhen qytetarë kanë mbajtur statusin e qëndrimit për rreth 10 vjet.

    Nëse dokumentet ju shkaktojnë dhembje koke dhe vendosni të jetoni në Spanjë për më shumë se gjashtë muaj në vit dhe injoroni nevojën për një vizë, rrezikoni të gjobiteni me rreth 300 € ($ 375) dhe t’ju ndalojnë hyrjen në Spanjë për tre vjet. (Zbatimi i këtij urdhri është i dobët, por kjo nuk duhet parë si arsye për të thyer ligjin.)

    Vizat e studentëve
    Çdo vit, mijëra të rinj nga e gjithë bota studiojnë në Spanjë. Në shumë raste ata regjistrohen në programet universitare për një vit apo semestër, herë të tjera vijnë si studentë të diplomuar, dhe shumë njerëz vijnë në mënyrë specifike për të mësuar Kastilianisht në një institut gjuhësor (Spanjishtja Kastiliane i referohet larmishmërisë së Spanjishtes Evropiane të folur në Spanjën Veriore dhe Qendrore ose siç njihet ndryshe gjuha standarde për radio dhe televizion) . Nëse doni të studioni në Spanjë për më shumë se tre muaj do ju duhet një vizë studenti. Ju nuk mund ta merrni këtë vizë në Spanjë dhe nuk mund të dërgohet me postë askund brenda Spanjës, kështu që duhet të aplikoni teksa jeni ende në shtetin e origjinës. Për shkak se Spanja është një vend shumë i preferuar nga studentët, koha e përpunimit për aplikimet mund të marrë më shumë se një muaj kështu që është më mirë të paraqisni të gjitha dokumentet edhe më parë.

    Rregullat ndryshojnë në çdo konsullatë, por në përgjithësi ato kanë të njëjtin format dhe lloje dokumentesh që kërkojnë e shumicën e rasteve aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht. Disa konsullata e ndjekin në mënyrë strikte këtë rregull, por ka dhe të tjera që lejojnë të aplikojë prindi dhe jo vetë studenti. Për të qenë të sigurt mbi specifikat është më mirë të telefononi paraprakisht.

    Gjëja e parë që do ju duhet është aplikimi në vetvete, dhe mund të shkarkohet nga faqet e internetit të konsullatave. Sapo të keni plotësuar formën do të keni për të shtuar disa gjëra më shumë në listën tuaj para se jeni gati për të aplikuar.

    Fillimisht pasaporta juaj (e cila duhet të jetë e vlefshme për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm) me aplikimin tuaj. Të shtoni katër foto aktuale me masën e kërkuar të pasaportës me background të bardhë. Përveç kësaj gjithashtu do tu kërkohet të dorëzoni letrën origjinale që vërteton regjistrimin tuaj si një student me kohë të plotë në një universitet apo shkollë, dhe se duhet të ketë një seksion që siguron se keni paguar tarifën e shkollës. Mjeku juaj duhet të shkruajë një letër që siguron qeverinë spanjolle se nuk keni ethet e verdha, kolerë, ose plagën, dhe gjithashtu duke deklaruar se ju nuk vuani nga ndonjë varësi droge ose sëmundje mendore; letrat duhet të jenë të përkthyera në spanjisht. Nëse qëndrimi juaj në Spanjë do të jetë më i gjatë se gjashtë muaj do të duhet të shtoni një letër të sjelljes së mirë nga departamenti i policisë së çdo qytet që keni jetuar për të paktën gjashtë muaj gjatë pesë viteve të fundit, letra të cilat gjithashtu duhet të jenë të përkthyera në spanjisht.

    Tashmë jeni bërë gati, por ka ende një dokument të fundit për ti shtuar listës. Qeveria spanjolle do dojë të dijë nëse keni të holla të mjaftueshme për të jetuar për sa kohë të jeni në Spanjë dhe gjithashtu duhet të tregoni se çfarë pune bëni. Kjo mund të bëhet në disa mënyra. Ju mund të paraqisni çeqe udhëtarësh me vlerë $ 350 për çdo muaj që do jetoni në Spanjë. Nga ana tjetër, konsullata do të pranojë prova (zakonisht në formën e një letre) që ju keni marrë ndihmë financiare ose një bursë që mbulon shkollim, akomodimin dhe shpenzimet personale në shumën jo më pak se $ 350 për çdo muaj të qëndrimit tuaj. Një tjetër alternativë është që të paraqisni një letër të noterizuar nga prindërit tuaj në të cilën ata premtojnë të marrin përsipër përgjegjësinë financiare për ju ndërsa ju jeni jashtë vendit dhe duhet të specifikojnë se do ju pajisin me të paktën $ 350 dollarë në muaj. Në qoftë se keni një llogari bankare spanjolle mund të dëshmoni se keni fonde të mjaftueshme për kohën tuaj në Spanjë-sigurisht, ” të mjaftueshme “do të thotë të paktën $ 350 për çdo muaj të qëndrimit tuaj. Opsioni i fundit është të përfshini një letër nga programin akademik që garanton mbulim të plotë për shkollimin tuaj, akomodimin dhe materialet shkollore. Megjithatë zgjedhja e fundit është në dispozicion vetëm për studentët që fitojnë kredi drejt një diplomë bachelor ose diplomë asosaciative. Nëse kjo vlen për ju atëherë duhet ta përmendi në letër se do të merrni këtë lloj financimi.

    Pasi të keni mbledhur gjithçka ju duhen dy fotokopje për çdo dokument, një grup është për aplikimin dhe të tjerat do ti mbani ju. Vulosni dhe adresoni zarfin, dërgojeni me postë duke shtuar dhe 100 $ të holla për të mbuluar tarifën e përpunimit e do të jeni gati për të shkuar në konsullatë e të aplikoni. Pasi të keni marrë vizën keni mundësinë të udhëtoni përtej oqeanit, të filloni studimet e të bëni ëndrrën realitet. Nëse programi është për gjashtë muaj ose më pak, procesi i vizave është tërësisht i kompletuar, por në qoftë se qëndrimi në Spanjë do të jetë më shumë se kaq keni një hap më shumë për të ndërmarrë. Sapo të arrini në destinacionin tuaj në Spanjë duhet të regjistrohen në departamentin e policisë për të marrë një kartë studenti.
    Sigal