Mundësi të reja për të studiuar në SHBA

    709
    Ambasada: Mundësitë për të studiuar në SHBA
    Ambasada amerikane në Tiranë publikoi dje një mundësi të re për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa afati i aplikimit është deri më 31 dhjetor 2017. “Jeni student në nivelin e parë të studimeve, të gatshëm për të sfiduar veten dhe të eksploroni shoqërinë, kulturën, jetën akademike në ShBA dhe të takoni njerëz nga e gjithë bota? Aplikimi për programin Global UGRAD është hapi i pare”, thuhet në një postim në faqen në faqen zyrtare në “Facebook”. Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan. Të gjithë studentëve u kërkohet të marrin pjesë vullnetarisht në aktivitetet e shërbimit komunitar, si dhe të marrin pjesë në aktivitete të zhvillimit profesional si pjesë e programit Global UGRAD. Studentët largohen nga Amerika me idenë për t’u bërë udhëheqës në profesionet dhe komunitetet ku jetojnë. Studentët që kanë mbaruar programin Global UGRAD mund të aplikojnë për programin Fullbright, të përfitojnë specializime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe të punojnë në biznese ose administratë në vendet e tyre. Konkurrenca për programin është shumë e lartë dhe në bazë merite. Finalistët do të përzgjidhen në bazë të rezultateve akademike, aftësive drejtuese, dhe përgatitjes së tyre për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Global UGRAD është i hapur për të gjitha fushat e studimit dhe nuk është diskriminues ndaj racës, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, etnisë, ose paaftësisë fizike. 

    Kriteret për Progamin Global UGRAD:
    Mbi 18 vjeç;
    Shtetas shqiptar, aktualisht rezident në këtë shtet;
    • Të ketë mbaruar vitin e parë të universitetit përpara se të fillojnë programin Global UGRAD; 
    • I regjistruar si student në çdo universitet të akredituar, publik ose privat, dhe ka të paktën një semestër për të kryer në vendin e tij në përfundim të programit Global UGRAD; 
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar (Një program trajnimi për përmirësimin e gjuhën angleze, mundësohet për disa finalistë); 
    • Të aftë për të filluar studimet në Shtetet e Bashkuara në Gusht 2018 ose Janar 2019 (kandidatët e zgjedhur nuk mund të fillojnë me vonë se këto data); 
    • Të ligjshëm për t’u pajisur me vizën amerikane për studentë (J-1) që nevojitet për këtë program;
    • Të ndërgjegjshëm për t’u kthyer në vendin e tyre pas përfundimit të programit.
    Një aplikim i plotë duhet të përmbajë:
     Aplikimin
     Një ese
     Kopje të pasaportës biometrike ose kartës së identitetit
     Listë zyrtare të notave të universitetit (të noterizuara)
     Dy letra reference (të shkruara në anglisht). Një referencë duhet të jetë akademike dhe e shkruar nga një pedagog ose asistent pedagog nga fusha kryesore e studimit. Referenca e dytë mund të jetë jo akademike e cila ka të bëjë me jetën ose punën e kandidatit.
     Ekuivalentim i notave sipas sistemit amerikan të vlerësimit
     Aftësia në gjuhën angleze
     Nuk kërkohet të jepet testi i TOEFL gjatë kohës së aplikimit. Kandidatëve të përzgjedhur do t’u kërkohet të japin testin zyrtar të TOEFL. Programi do të mbulojë shpenzimet e testit zyrtar.
    Zyra konsullore shpjegon veprimet që duhen bërë për të evituar skualifikimin. Përdorimi i fotove, ndikimi i gjendjes familjare e fëmijëve dhe rastet e refuzimit
    Lotaria amerikane, këshillat e reja të ambasadës
    Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se edhe një herë se periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017. “Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV-2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t’ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Ju NUK do të skualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017. Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3-10 Tetor 2017”, thuhet në njoftimin e djeshëm të selisë diplomatike të Uashingtonit.
    1 – Doja të aplikoja për “DV Lottery”, por nuk po rregulloj dot foton me “photo tool”, sepse më shkarkohet një dok Fig. Cropper.swf dhe kur dua të shkarkoj Flash Player 10 më thotë që nuk është e disponueshme për Shqipërinë. Ju lutem më instruktoni si duhet të veproj, sepse vjet vetë kam aplikuar dhe nuk e kam hasur këtë vështirësi.
    Zyra konsullore: “Ti mund ta bësh fotografinë edhe me aparat celular që të ketë një cilësi të fotos. Nëse ke Microsoft Office Picture Manager ose program tjetër editues, ti mund ta editosh fotografinë fillimisht duke e bërë katrore (crop) e më pas duke e ‘resize’ në përmasat 600×600 piksel”.

    2 – Tani që jam mbi moshën 21vjeçare më duhet të aplikoj veçmas nga prindërit e mi? Edhe pse ligjërisht jetoj me ta?
    Zyra konsullore: “Po të lexosh udhëzimet siç ju udhëzojmë tek postimi ynë, aty citon që mosha nuk është kriter për aplikimin si aplikant kryesor (më vete)”.

    3 – Po në rast se kam aplikuar (si aplikant kryesor për vete), a penalizohem nëse prindërit (kryefamiljari) aplikon gjithashtu, duke më përfshirë dhe mua?
    Zyra konsullore: “Prindi nuk ka nevojë të përfshijë fëmijën mbi 21 vjeç tek aplikimi i tij, por nëse e përfshin, nuk skualifikohet”.

    4 – Prish punë të aplikojmë edhe lotarinë kur jemi në pritje të bashkimit familjar?
    Zyra konsullore: “Ti ke të drejtë të aplikosh për lotarinë, pavarësisht nëse je ose jo në pritje të procesit të bashkimit familjar”.

    5 – Unë kam bërë gati 2 vite universitetin dhe më pas jam e kam ndërprerë, jam çrregjistruar dhe e kam tërheq diplomën. Nëse aplikoj, më njihen këto 2 vite apo jo?
    Zyra konsullore: “Vendos te arsimi: some university”.

    6 – Jam në pritje të datës së intervistës për lotarinë. Ndërkohë që u diplomova, por për arsye burokratike kartoni i diplomës vonon shumë të dalë. A mund të paraqes një vërtetim që u diplomova dhe listën e notave të universitetit? Duhen të përkthyera këto?
    Zyra konsullore: “Nuk ka nevojë për përkthim e larta, vetëm e mesmja. Gjithashtu, një vërtetim ju mjafton në këtë moment për të lartën”.

    7 – Vajza aplikoi për vizë turistike pasi për vitin e ri, dëshironte ta festonte në Amerikë. Vajza është e punësuar si inxhiniere mjedisi te një firmë e pastrimit të qytetit, si dhe është duke mbaruar “Master profesion për Inxhinieri mjedisi”. Nuk e kemi kuptuar akoma pse nuk është kualifikuar për këtë vizë. Thjesht ajo donte të shikonte bukuritë e Amerikës.
    Zyra konsullore: “Ne nuk mund të diskutojmë çështje individuale mbi vizat në forume publike, pasi ligji nuk na e lejon këtë gjë. Gjithsesi, kjo nuk më pengon të flas mbi refuzimet në përgjithësi. Unë e kuptoj mërzitjen tuaj. Refuzimet për vizë janë gjithmonë zhgënjyese dhe të vështira për cilindo, madje edhe për ne! Unë besoj se ajo për të cilën ju jeni të mërzitur është që ligji i Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, kështu siç është, është shumë strikt. Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarrës mbi vizat – si për lëshimet, edhe për refuzimet – është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi imigracionin, më saktësisht Akti i Imigracionit dhe Nënshtetësisë. Sipas Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (AIN), neve na duhet të konsiderojmë çdo aplikant vizash jo-imigruese si një person që synon imigracionin në Shtetet e Bashkuara, pra si një imigrant të mundshëm, përveç rastit kur ata provojnë që nuk janë të tillë. Kjo është një pengesë ligjore e domosdoshme, tepër strikte, që duhet tejkaluar. Neve na duhet të shqyrtojmë çdo çështje për vizë individualisht. E thënë ndryshe, çdo person duhet të dëshmojë që ai ose ajo i plotëson kërkesat për kualifikim për për kategorinë e vizës dhe të ketë lidhje të forta me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara. Për shkak se secili person ka rrethanat e tij unike, ne nuk vijmë dot në të njëjtin konkluzion për çdo individ. Këshilla ime në përgjithësi për aplikantët (në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri), të cilët janë refuzuar nën Seksionin 212b të AIN, është që të kuptojnë se refuzimi nuk është një paragjykim, apo kritikë, ndaj jush personalisht. Oficeri konsullor nuk po paragjykon zgjedhjen tuaj në jetë apo situatën tuaj jashtë Shteteve të Bashkuara. Ata thjesht po bëjnë një vlerësim të lidhjeve tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe nëse ju i përmbushni ose jo kriteret për kualifikim të përcaktuara tek AIN, të cilat janë shumë strikt. Dhe, mbani mend që refuzimet në Seksionin 214b të AIN nuk janë të përhershme. Lidhjet tuaja jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe kriteret e tjera për kualifikim për vizat jo-imigruese ndryshojnë përgjatë kohës, pasi edhe vetë jetët tona evoluojnë. Sigurisht, kjo lyp edhe pyetjen: “Kur mund të riaplikoj unë?” nëse dhe kur të aplikoni është tërësisht në zgjedhjen tuaj, por është e dobishme të mbani mend që nëse juve ju është refuzuar viza bazuar në lidhje jo të forta jashtë Shteteve të Bashkuara, do ishte më e udhës që të prisni derisa situata juaj të ndryshojë përpara se të aplikoni përsëri për vizë, ose t’i evidentoni sa më qartë këto lidhje dhe fakte tek formulari juaj i aplikimit DS-160. Shpresoj që kjo t’ju ndihmojë duke hedhur pak më shumë dritë mbi refuzimet 214b, në përgjithësi, dhe se si oficerëve konsullorë u kërkohet që të shqyrtojnë çështjet për vizë”.
    Sigal