Mourinho bën gati 90 mln euro për sulmuesin e Chelsea-t

625
Trajneri i Manchester United beson se mund ta mundë Real Madridin dhe PSG-në në garën për të marrë shërbimet e lojtarit të shkëlqyer belg. Hazard, 26 vjeç, tashmë ka hedhur poshtë një marrëveshje të re prej 300.000 paundësh në javë, pasi po konsideron opsionet e tij. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka bërë Hazardin objektivin e tij nr.1. Dhe raportet nga Spanja pohojnë se ai do të bashkohet me gjigandët spanjollë pas Kupës së Botës së verës së ardhshme, në Rusi. Por, Mourinho e sheh Hazardin si një pjesë të humbur në “xhunglën” e tij të vjetër në “Old Trafford”.
Nënshkrimi prej 32 milionë paundësh nga Lille ishte pjesë e ekipit të Chelsea të Mourinhos, që fitoi titullin 2014-2015. Dhe,”Special One” është gati të sulmojë ish-klubin e tij të vjetër, për t’i marrë yllin belg. Manchester United e mban tashmë rekordin e transferimit të futbollit anglez, pas pagimit të 89 milionë paundëve për Paul Pogba, në verën e vitit 2016. “Djajtë e Kuq” shpenzuan 75 milionë paundë për sulmuesin Romelu Lukaku, verën e kaluar, një marrëveshje që mund të rritet në 90 milionë paundë.
Sigal