Motivet raciste, shkak për vrasjen e mësueses dhe nxënësve në Suedi

443
Motivet raciste kanë shtyrë ekzekutorin e ditës së djeshme në Suedi të vrasë një mësuese dhe një nxënës 17-vjeçar. Lajmi është konfirmuar nga shefi i policisë Niclas Hallgren i cili tha se këto konkluzione kanë dalë pasi në banesën e vrasësit janë konstatuar shumë sende dhe shkrime të tij raciste. 
“Ne kemi arritur në këtë konkluzion bazuar në atë që kemi gjetur kur kemi kontrolluar banesën e tij dhe sjelljen e tij gjatë aktit, dhe gjithashtu në bazë të asaj se si ai zgjodhi viktimat e tij”, u shpreh Hallgren.
Mediat suedeze thonë se llogaritë e të dyshuarit në “Facebook” dhe “YouTube” sugjerojnë se ai kishte një simpati për Hitlerin dhe Gjermaninë Naziste, si edhe armiqësi ndaj Islamit dhe imigracionit.
Qeveria e Suedisë ka reaguar për vrasjet. Para se të vizitonte skenën e sulmit, kryeministri suedez, Stefan Lofven tha se kjo ishte një “ditë e zezë” për gjithë vendin.
“Shkolla është menduar të jetë vendi për të mësuar, për të krijuar miqësi dhe jo për tragjedi”, tha Lofven.
Një ditë më parë 21-vjeçari, ende i paidentifikuar, u vesh me maska Halloweeni dhe hyri në shkollën Kronan të Trollhattan duke vrarë me shpatë një mësuese dhe një nxënës 17-vjeçar, ndërsa më vonë është ekzekutuar nga policia. Me heret i riu kishte bere edhe foto me nxenesit.
Të enjten në mbrëmje dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës së shkollës për t’i bërë nderimet për viktimat duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule. 
Sigal