Moti i keq, OSHEE 1800 punonjës në gatishmëri të pozicionuar në pikat kritike

    367
    Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) shpall gjendjen e gatishmërisë për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.
    OSHEE deklaron se është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike të 10 Drejtorive Rajonale dhe shpalli gjendjen e gatishmërisë për emergjencat civile si pasojë e një moti të keq.
    Kompania ka vendosur në gatishmëri rreth 1800 punonjës, të pozicionuar në pikat më kritike dhe të rëndësishme të furnizimit me drita, si:
    • Spitalet,
    • Hidrovoret,
    • Objektet e rëndësisë së veçantë administrative, etj,
    OSHEE ngriti Shtabin Qendror të Gatishmërisë për garantimin e furnizimit me energji elektrike, zgjidhjen e situatave me defekte, avari në të gjithë Rajonet.
    Gjate ditës së sotme për shkak të reshjeve ka pasur defekte të ndryshme në zonën Durrës, Shkodër dhe dy fidra në zonën rurale Tiranë të cilat janë riparuar në kohë shumë të shpejtë. Deri në orën 17:30 rezulton se nuk ka fidera pa energji. Linjat 35kV janë të gjitha në punë dhe nënstacionet janë në skemë normale furnizimi. OSHEE thotë gjithashtu se hidrovoret janë të gjithë në punë.
    Sigal