Mos lypni me zor atë që s’e bëtë dot tash e 27 vite….

656
Prof. Përparim Kabo
Nuk ndodh asgjë, nëse ti nuk e do dhe përpiqesh ta pengosh…së paku në shoqërinë e lirisë…Mos u justifiko, që e keqja të ka ardhur nga jashtë vendit, kur ajo që është jashtë teje, pra BE-në ti e shpall si ideal dhe vokacion… Nëse tregu i krimit global varet edhe nga ty si shtet, nëse hyn apo jo atje, pse ankohesh?!… Por mos harro krimi organizuar ka dhe shtrat dhe rrënjë dhe rrethana dhe lidhje… Mendo se që ditën që ti politikan shqiptar u pasurove në mënyrë të padrejtë i the krimit, eja well come… dhe pastaj ai diti se çfarë bëri, filloi me armët, vazhdoi me mishin e bardhë, e mbylli me drogat, dhe nuk harroi as qëniet njerëzore… Nëse thua se dikur ishim më mirë se s’kishim fusha me drogë, pra para ’1990-s, duhet të pranosh gjithashtu se aso kohe ishim më mirë se kishim dhe Spaç apo Tepelenë… Mos u nervozo kur të thonë, se kush je… Qetësohu dhe ndrysho, por së pari fillo nga vetja… ec në këmbë si dikur para ’1990-s, jeto me rrogën si para ’1990-s,… dhe shpall se cilat janë pasuritë e tua të paligjshme… Eh, kollaj është të ngresh gishtin, por pas gishtit nuk mund të fshihesh… BE-ja ka goxha gjynahe edhe këtu te ne, për hipokrizinë dhe zhvatjen… Por gjuha juaj e shpagimit verbal nuk zgjidh gjë… Mos lypni me zor atë që s’e bëtë dot tash e 27 vite….administratë te besueshme, kthimin e pronës tek i zoti, mos lejimin e krimit dhe korrupsionit, sistem drejtësie të besueshëm…është kaq e thjeshtë, qoftë edhe me një fjalë. Përse?
Sigal