Moratoriumet janë masa drastike vetëm në kohë lufte dhe krizash qeverisëse

    454
    Ditët e fundit, Kryeministri bëri prezent moratoriumin për pyjet për 10 vjet. Ky moratorium erdhi pas një denoncimi në media të prerjeve të pyjeve në disa zona të Librazhdit. Pyjet e kësaj zone janë prerë pa kriter dhe në mënyrë barbare. Angazhimi qeveritar dhe sensibilizimi i Kryeministrit erdhi pasi u panë dhe u paraqitën nga mediat se si masakrohen pyjet tanë edhe këto vite, përpos shfrytëzimit barbar në 23 vitet e mëparshme. Si qëndron e vërteta për prerjet pa kriter të pyjeve ditët e fundit? Kush e mban përgjegjësinë? A e zgjidh Moratoriumi këtë problem shqetësues? Cila do të ishte zgjidhja më e drejtë? Ku duhet të përqendrohet vëmendja kryesore e qeverisë? Cilat janë problemet e tjera që duhet të zgjidhen në këtë drejtim/ Le të flasin specialistët…
    Ferdin Liçaj
    Në fakt e gjithë Shqipëria, nga Konispoli në Vermosh, duhet shpallur ‘NATIONAL PARC’ dhe si e tillë nuk do të lind nevoja për të shpallur ‘gjendje lufte’….Unë çuditem për një gjë: Si ka mundësi që askujt prej ‘strategëve’ të zhvillimit që kanë qeverisur dhe po qeverisin këtë vend të vogël nuk i shkon asnjëherë nëpër mend se drejtimi kryesor i veprimtarisë shumë planesh të zhvillimit ngelet Turizmi Bregdetar dhe Ekoturizmi malor, ndërsa drejtimi tjetër i dytë ngelet aktiviteti mbarëkombëtar i prodhimit dhe tregtimit (brenda dhe jashtë vendit) i bimëve mjekësore aromatike dhe frutave të pyllit. …Çudia qëndron ne një pikë të vetme: Kryetarët e shtetit shqiptar bëjnë çfarë të duan me qeverisjet e radhëve, askush nuk iu kërkon llogari (?!!) pastaj kur largohet njeri e vjen tjetri, ky i dyti vetëm ankohet se fajet i ka pasur ai i pari, ndërkaq gjer me sot nuk na ka zënë syri, as dëgjuar veshi ndonjë ndëshkim për ‘gjëmat’ që kanë ndodhur…dhe në këtë mënyrë vazhdojmë të ngelemi në të ashtuquajturin ‘Rreth vicioz’…(kujtoj sot z. Rama citoi gjatë fjalës së Tij dy herë faktin e dhënies së lejeve jashtë kritereve’ të 400 licencave minerare etj..)…Unë do të theksoja gjithashtu edhe ndërtimin e HEC-eve në vendin tonë, i cili nuk më duket gjithashtu i rregullt në pikëpamjen e kritereve kombëtare e ndërkombëtare (Ruajtjen e biodiversitetit, ndryshimet klimatike, aspekti peizazhistit etj..)…Ku po shkojmë vallë?
    Mehmet Metaj
    Për ‘Moratoriumin e Pyjeve”, z. Kryeministër duhet ndalur seriozisht. Nuk është moratoriumi që i zgjidh problemet e mbrojtjes dhe mbarështimit të qëndrueshëm të pyjeve, se këtë e kanë provuar dhe vende të tjera dhe ne me atë të gjuetisë së fundit, ku është gjuajtur më shumë se sa kur “lejohej” dhe as mjeti për rivendosjen në normalitet të sektorit të pyjeve dhe ndërprerjen e kontrabandës së drurit, por krijimi i strukturave funksionale si Agjencia e Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, që është propozuar dhe në Programin Qeverisës të 2013-2014-ës. Kjo do të ishte ajo që duhet bërë për pyjet Z. Kryeministër dhe jo moratoriume që janë masa drastike vetëm në kohë lufte dhe krizash qeverisëse. Asnjë vend nuk aplikon moratorium dhe aq më pakë një vend që synon shtet dhe rregull (rule of law) dhe anëtarësim në BE. Vetëm kjo Agjenci mund të sjell normalizimin e këtij sektori jetik dhe të ri-sjellë mbrojtjen dhe mbarështimin profesional të pyjeve dhe të ndalojë kontrabandën e drurit dhe “pastrojë” zaptimet e territorit në pyje, që nga Currilat që kanë zaptuar me lokale (ku ka dhe vet Ministri i Mjedisit një të tillë) dhe i kanë “dekoruar” ato me lëndë të zgjedhur pishash të rralla dhe në rrezik zhdukje dhe në shumë zona të tjera që janë “de jure” zona të mbrojtura dhe janë dhënë me koncesion dhe në përdorim…etj

    Luan Ahmetaj
    Edhe unë mendoj se ky moratorium nuk është zgjidhja hyjnore që ne e zbuluam, sepse ai pa u shoqëruar me strategji, programe dhe aksione ndërgjegjësimi, rehabilitimi dhe menaxhimi, nuk mundet të zgjidhë as shpejt dhe as përfundimisht problemin e dëmtimit të pyjeve. Pylli është një ekosistem natyror, ku përveç drurëve të lartë pyjorë ka dhe grupime të tjera bimore, shkurre, bimë mjekësore, kullota, shpezë dhe kafshë që bashkëjetojnë nën këtë çati të madhe natyrore. Ndaj menaxhimi i qëndrueshëm i tyre nuk do të thotë që është baras vetëm me ndalimin e prerjeve të pyjeve. Po zjarret në pyje, sëmundjet dhe dëmtuesit e tyre dhe fenomene të tjera, që shkaktohen nga veprimtaria njerëzore, ndikimet e kushteve klimatike apo papërgjegjshmëria e strukturave shtetërore apo njerëzve të veshur me pushtet a mund ti ndalojë ky moratorium?
    Arben Progonati
    Sigal