Monument Mbretit ikanak e hajn!?

    403
    Sigal

    Mbreti Zog iku, ia mbathi

    Pa mbathur opingat.

    Zogu fluturoi,

    I bëri glasën

    Popullit

    Atdheut,

    Pragut të shtëpisë.

    Nuk luftoi si mbret

    Kundër pushtuesit nazifashist

    Por iku, fluturoi pasi i rropi puplat popullit të vet

    Të të ngrenë shtatore

    Monument

    Ty

    Që pushtuesi të pa, prapanicën, shpinën

    Dhe jo gjoksin, jo ballin plot trimëri ?

    Po himni i flamurit

    S”tu kujtua,

    Kur ike,

    Ia mbathe

    Si lepur, langua,

    Kur duhej të qëndroje si mbret

    Të mbretëroje si madhëri,

    Si mbret i vërtetë?

    Po ti

    Duke ikur

    Ëndërroje shtatore,

    Monument Madhëri

    Ëndërroje kurorën me gurë xhevahiri,

    Kurorën e një mbreti në ikje, në tradhti, në hajni.

    Prapa le pushkë

    Pa shule,

    Le topa pa gjilpëra.

    Populli i revoltuar nga mashtrimi yt mbretëror

    Protestoi pranë pushkëve pa shula.

    Pranë topave pa gjilpëra, guhakë,

    Memecë:

    Si nuk u ndez baruti topave të tu mbretëror,

    Si s’u ndez ai nga xixat,

    Nga shkëndijat

    E syve

    Tanë?

    Si nuk pëlcitën kapsollat e gjyleve

    Ditën e pushtimit nazifashist italian?

    Por

    S’kishte sesi,

    Gjithë urrejtjen,

    Gjithë inatin dhe mërinë,

    Ju e kishit shfryrë kundër popullit, topa mbretëror,

    S’ju kish mbetur gjë për pushtues fashistëzinë,…

    E ke të kotë

    Pra

    Zoti Zog.

    Dëgjo himnin e Flamurit

    Ç’të thotë,

    Ç’të flet

    Zoti mbret:

    Prej lufte veç ai largohet

    Që është lindur tradhëtor,

    Kush është burrë nuk frikohet,

    Por vdes, po vdes s’i një dëshmor.

    Burrit dhe jo burracakut, hajnit, Madhëri,

    I  ngrihet monumenti më i lartë se mali Tomor,

    Më i lartë se maja më e lartë e maleve në Shqipëri!

    FASLLI  HALITI